LAJMI I FUNDIT:

Neymar më shumë ka luajtur CS2 se sa futboll: Publikohen statistikat

Neymar më shumë ka luajtur CS2 se sa futboll: Publikohen statistikat

Një prej futbollistëve më të mirë në botë, Neymarit i pëlqen të luajë CS2 dhe CS:GO në kohën e tij të lirë dhe është mjaft i aftë në lojë duke pasur parasysh se ai është thjesht një lojtar i rastësishëm.

Sulmuesi 28-vjeçar shpesh futet në Twitch për të transmetuar atësitë e tij në video-lojëra, gjersa ka më shumë se 1.5 milion ndjekës në platformë.


Ndërsa të gjithë e dinë se sa lojtar i mirë i CS:GO është ai për shkak të klipeve të shumta të lojës që janë bërë virale, shumica nuk janë në dijeni se sa kohë ka shpenzuar ai në krahasim me futbollin.

Neymar ka luajtur mbi 11 mijë orë në CS:GO dhe CS2, derisa në futboll ka vetëm 850 orë të luajtura.

Kjo është shkaku që braziliani ka kaluar pjesën më të madhe i lënduar se sa që ka luajtur në fushë për klube të ndryshme.

Neymar kompletoi rikthimin e tij te Santos nga Al Hilal në afatin kalimtar dimëror, pasi tek klubi arab kishte qëndruar më shumë i lënduar.

Ai tashmë ka kaluar minutazhën e luajtur për Al Hilal te Santos, ndërsa ka shënuar një gol dhe ka një asistim. /Telegrafi/