LAJMI I FUNDIT:

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona
Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Kijevë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj bëri të ditur për Telegrafin, se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Si pasojë e aksidentit tre persona janë lënduar.


“Rreth orës 13:30 në rrugën Prishtinë-Pejë në fshatin Kijevë, ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, është raportuar për tre persona të lënduar. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin”, tha ai. /Telegrafi/