LAJMI I FUNDIT:

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë duke vërejtur një rritje të ankesave të qytetarëve për raste të mashtrimeve përmes mesazheve telefonike (SMS), ku qytetarët pranojnë mesazhe që përmbajnë Link-e (vegëza) të dyshimta.

Sipas policisë duke klikuar në to mashtruesit mund të fitojnë qasje në llogaritë bankare të qytetarëve ose të dhëna tjera personale me ç’rast nga llogarit bankare në mënyrë të paligjshme të dyshuarit përfitojnë të holla.

“Për t’i mbrojtur qytetarët nga mashtrime të tilla policia ka ftuar qytetarët ti ndjekin këto këshilla:


-Mos klikoni asnjë link të dyshuar që i pranoni përmes mesazheve (SMS) telefonike.

-Mos jepni të dhënat tuajt personale si fjalëkalime apo informacione bankare përmes faqeve të panjohura.

-Verifikoni çdo mesazh të dyshimtë duke kontaktuar drejtpërdrejt institucionin ose kompaninë që pretendohet se ju ka dërguar mesazhin.

-Raporto Rastin tek Autoritetet përkatëse ose ta banka e juaj (të bllokojnë transferin e të hollave) nëse keni dhënë informacione të ndjeshme”, thuhet në njoftim.

Policia poashtu ka kërkuar nga qytetarët që nëse kanë dyshime ose kanë rënë viktimë e një mashtrimi të tillë, ti kontaktojnë menjëherë autoritetet përkatëse policore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Kronika e Zezë
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Kalo në kategori