LAJMI I FUNDIT:

Kontrolle të përforcuara në komunikacion, policia shqiptoi 773 gjoba

Kontrolle të përforcuara në komunikacion, policia shqiptoi 773 gjoba

MPB Maqedoni njofton se dje (24.02.2024) punonjësit e policisë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme, duke marrë masat e planifikuara, dhe në përputhje me Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor dhe Ligjin për Automjete, kanë nxjerrë gjithsej 773 urdhërpagesa në nivel të vendit, për shkak të shkeljeve në komunikacion.

“Në kuadër të kontrolleve, sipas tendencave statistikore, pjesa më e madhe e shkeljeve ka të bëjë me drejtimin me shpejtësi që tejkalon shpejtësinë e lejuar 175, si dhe parkim të paligjshëm 252. Ndërsa, menjëherë pas tyre vijojnë shkeljet për drejtim mjeti pa leje drejtimi 73, më pas mospërdorimi i rripit të sigurimit 48, si dhe 34 shkelje me përdorimin e celularit gjatë drejtimit të makinës”.

“Gjatë ditës së djeshme janë konstatuar gjashtë drejtues automjetesh duke vozitur nën efektin e alkoolit, pesë kanë kaluar në semafor të kuq dhe janë regjistruar tetë kundërvajtje për këmbësorët. Në përputhje me Ligjin për automjete, janë evidentuar gjashtë vetura me defekte teknike, si dhe 17 automjete të paregjistruara”.


“Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me masat dhe aktivitetet e shtuara në lidhje me sigurinë në komunikacion, dhe në vazhdimësi po zbatohen aktivitete parandaluese në të gjitha departamentet e brendshme me qëllim që të këshillohen dhe apelohen të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë plotësisht rregullat e komunikacionit”, thonë nga MPB.