LAJMI I FUNDIT:

Kallëzim penal ndaj shtatë të punësuarve në Qendrën për Punë Sociale në Tetovë

Kallëzim penal ndaj shtatë të punësuarve në Qendrën për Punë Sociale në Tetovë

Policia e Tetovës ka dorëzuar kallëzim penal kundër I.E, nga Përshevca i punësuar në Qendrën për Punë Sociale në Tetovë, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Kallëzime penale janë ngritur edhe ndaj A.H.(45), B.I (45), T.S.(62), D.O.(59), të gjithë nga Tetova dhe ndaj B.A (46) nga fshati Bogovinë, për kryerjen e veprave penale nga pakujdesia dhe kryerja e veprave penale “falsifikim dokumentesh”.

Më 17 korrik 2022, i pandehuri i parë ka përgatitur përshkrim, me çka ka mundësuar pagesë të kundërligjshme retroaktive në shumë prej 289.495 denarë në llogarinë e një personi nga Tetova.

I pandehuri i dytë nuk ka ushtruar mbikëqyrjen e duhur, pra ka lejuar që fjalëkalimi i tij të përdoret nga punonjësit e qendrës.


I pandehuri i tretë, duke vënë në dispozicion të punonjësve të tjerë kodin e tij, gjegjësisht tërheqjen e mjeteve të lartpërmendura.

I pandehuri i katërt dhe i pestë u kanë mundësuar punonjësve përdorimin e vulës zyrtare, pra keqpërdorimin e saj duke vulosur dokumente të falsifikuara.

I padituri i gjashtë, në cilësinë e drejtorit të Qendrës, nuk ka nisur procedimin për përcaktimin e përgjegjësisë për ushtrimin e paligjshëm të të drejtës së kërkuesit për sigurime shoqërore për të moshuarit. Ndërkohë i padituri i shtatë ka firmosur dhe vulosur vendimin në emër të një personi tashmë në pension./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori