LAJMI I FUNDIT:

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Ambasada Austriake në Prishtinë ka njoftuar se, që nga 1 marsi 2025, patentë-shoferët e Kosovës të të gjitha kategorive do të jenë të barabartë me patentë-shoferët austriakë.

Ky vendim është rezultat i ndryshimit të rregullores përkatëse dhe do të lehtësojë procedurat për konvertimin e patentë-shoferëve kosovarë në Austri.

Sipas njoftimit të ambasadës, “Patentë-shoferët kosovarë u njohën në Austri më 1 shtator 2023, me miratimin e marrëveshjes për krijimin e Bashkësisë së Transportit në nenin 23 të Ligjit për Patentë Shoferët (FSG).”


Kjo njohje paraprake i dha mundësinë mbajtësve të patentë-shoferëve kosovarë të drejtojnë automjete në Austri përkohësisht, por për ata që qëndronin mbi 6 muaj në vend ose vendosnin banimin e përhershëm, ishte e detyrueshme konvertimi i patentës, duke kaluar një provim praktik të vozitjes.

“Me ndryshimin e rregullores nga 1 marsi 2025, patentë-shoferët e Kosovës të të gjitha kategorive do të jenë të barabartë me patentë-shoferët austriakë. Kjo do të thotë se patentë-shoferët kosovarë, që nga ky moment, mund të konvertohen në Austri pa pasur nevojë për një provim praktik të vozitjes, nëse qëndrojnë mbi 6 muaj në Austri ose vendosin qëndrimin e përhershëm në Austri”, thuhet në njoftim.

Ky hap është i rëndësishëm për ata që posedojnë një patentë kosovare dhe synojnë të jetojnë dhe punojnë në Austri, pasi do të lehtësojë dhe përshpejtojë procedurat e konvertimit të patentës.

Sipas ambasadës, ky ndryshim është një kërkesë e rëndësishme dhe konkrete e ekonomisë dhe një lehtësim për të gjithë ata që posedojnë një patentë-shofer kosovar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori