LAJMI I FUNDIT:

A mund te jetë një biznes edhe fitim-prurës edhe i dobishëm për shoqërinë? – Flasin nga Kompania KIVO

A mund te jetë një biznes edhe fitim-prurës edhe i dobishëm për shoqërinë? – Flasin nga Kompania KIVO

Kompania KIVO LLC Kosova nga Kaçaniku është një kompani holandezo-kosovare që prodhon qese plastike fleksibile për tregun e Evropës Perëndimore dhe jo vetëm.

E se sa është ky biznes fitim-prurës dhe i dobishëm për shoqërinë do të flas menaxheri i kësaj kompanie Ariel Shabani në një intervistë të zhvilluar nga Diana’Stories.

Shabani tregoi se fabrika, me mbi 100 punonjës dhe me aksionarë nga Kaçaniku, ka filluar operimin në vitin 2015.


“Që atëherë e deri sot, njihet si një nga kompanitë më serioze dhe me kredibilitet në komunën e Kaçanikut dhe në Kosovë, për politikat e saj miqësore dhe gjithëpërfshirëse ndaj punonjësve”.

Foto: KIVO LLC Kosova

“Ajo i trajton ata si aset kryesor të kompanisë duke ofruar përfitime në vendin e punës si: sigurimi shëndetësor, mbulimi i transportit, bonuset pozitive, trajnimet e vazhdueshme profesionale”, ka thënë Shabani.

Sipas tij, përveç kësaj, KIVO LLC Kosova kontribuon strategjikisht në zhvillimin e komunitetit kaçanikas përmes institucionit edukativ BONEVET Kaçanik, që përgatit fëmijët dhe të rinjtë në fushën e teknologjisë.

Me një qasje të përgjegjshme ndaj mjedisit, KIVO operon si një fabrikë zero-waste. Së bashku me fabrikën e saj partnere REKS (Recycle Kosova), kompania riciklon mbetjet e qeseve plastike dhe, përmes reciklatit të përpunuar nga REKS, prodhon sërish plastikë fleksibile. Ky proces ndihmon në përmbushjen e standardeve të ekonomisë qarkore dhe minimizon ndotjen e mjedisit. /DianaLuzha/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

Ekonomi
Kalo në kategori