LAJMI I FUNDIT:

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish ka kritikuar institucionet e Kosovës, për mbylljen e qendrave për punë sociale serbe, që ishin duke vepruar në Kosovë ilegalisht. Kjo ambasadë ka thënë se veprimet e tilla janë shqetësuese e të pakoordinuara, derisa analistët thonë se një reagim i tillë përçon mesazh për Kosovën.

Aksionin e së premtes të Policisë së Kosovës në veriun e vendit se ku u mbyllën Qendrat për Punë Sociale të cilat punonin nën komandën e Serbisë e kanë kritikuar ndërkombëtarët.

Edhe pse ky aksion ishte vëzhguar nga afër nga misioni ndërkombëtarë për sundimin e ligjit në Kosovës, për ShBA-në, është veprim i pakoordinuar.


Në reagimin e së dielës të Ambasadës amerikane thuhet se këto veprime mund të krijojnë pasoja negative për të ardhmen e Kosovës në Evropë.

“Ambasada e SHBA-së është e shqetësuar me mbylljet e papritura dhe të pakoordinuara të qendrave serbe për mirëqenie sociale në Kosovë. Këto dhe veprime të ngjashme ndikojnë negativisht në mijëra qytetarë të Kosovës dhe rrezikojnë të krijojnë pasoja negative për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe marrëdhëniet tona dypalëshe”.

Shqetësuese reagimin e ambasadës, e vlerëson analisti Shemsi Jashari i cili thotë se këto janë veprime politike.

“Është një proces politik dhe humbja e mbështetjes së qeverisë amerikane për institucionet e Kosovës, nëse i krahasojmë me të mirat që i sjell ky operacion policor me mbylljen e këtyre zyrave është shumë dallim i madh është gabim, do duhej që institucionet e Kosovës ta ken parasysh për dëmin e madh që janë duke i shkaktuar këto veprime për raportet me SHBA-të”, ka deklaruar Jashari.

Në anën tjetër, politologu Kosovar Doqi, thotë se institucionet e Kosovës duhet ti marrin me seriozitet reagimet e tilla, dhe se ftohja e raporteve me SHBA-të, mund të sjellë dëme për Kosovën.

“Duke i parë lëvizjet e fundit, të administratës Trump karshi Bashkimit Evropian, karshi ngjarjeve në Ukrainë, Kosova duhet të jetë mjaft e kujdesshme në lëvizjet e saja të ardhshme e që mund të ndikojnë në mënyrë direkte ose indirekte në marrëdhëniet me SHBA-të…Veprimi i Kosovës, veprimi i institucioneve të Kosovës për mbylljen e këtyre strukturave paralele është shumë i drejtë por duhet bëhet me koordinim të aleatëve e në veçanti me SHBA-të..”, ka theksuar Doqi.

Televizioni ka tentuar që të marrë edhe një qëndrim nga Qeveria e Kosovës, por të njëjtit nuk iu janë përgjigjur interesimit të Dukagjinit.

Gjatë janarit Policia ka mbyllur 28 objekte paralele të Serbisë në tërë Kosovë, veprime këto që po ashtu ishin kritikuar ashpër nga Ambasada e SHBA-së në vend./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori