LAJMI I FUNDIT:

Mbi 13 mijë të huaj të regjistruar në tregun shqiptar të punës, 5 shtetet që dominojnë

Mbi 13 mijë të huaj të regjistruar në tregun shqiptar të punës, 5 shtetet që dominojnë

Jo vetëm të moshuarit, por edhe të rinj të huaj në forcë po pune po zgjedhin tregun shqiptar të punësimit, duke mbushur boshllëqet e krijuara në sektorë të ndryshëm në vendin tonë. 

Të dhënat e agjencisë kombëtare të punësimit dhe aftësive tregojnë se vitin që lamë pas janë punësuar 13 mijë shtetas të huaj me një kontratë të rregullt pune. Të dhënat pas vitit 2022 tregojnë se nga viti në vit ka një rritje të punësimeve të shtetasve të huaj në vendin tonë. 

“Arsyeja e gjithë rritjes ekonomike që ka pësuar vendi. Flasim në fakt për Shqipërinë në vitin 2024 për 700 mijë të punësuar në listpagesat tona, ku rreth 13 mijë janë të huaj që kanë aplikuar për t’u punësuar në Shqipëri”, shprehet Gertiola Çepani, Drejtore e Shërbimit të Tregut të Punës. 


Të huaj në tregun e punës dominohen nga italianët, turqit dhe indianët, por nuk mungojnë edhe nga shtetet e tjera. 

“Janë Italia, Turqia, India, Kosova dhe Filipinet. Unë e thashë në fakt në rendin zbritës”, thekson Çepani. 

Hoteleri shërbimi dhe ndërtimi janë sektorët që kanë edhe mungesat më të mëdha për forcë pune, ku një mundësi janë punësimet nga jashtë. 

“Sektorët kryesor janë shërbime, akomodim shërbim ushqimor, ndërtimi, tregtia dhe industria përpunuese”, deklaron Gertiola Çepani 

Të gjithë shtetasit e huaj duhet të sigurojnë një kontratë pune për të aplikuar më pas për leje qëndrimi në vendin tonë. 

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori