Megjithëse janë procese të ndara, zgjedhja e presidentit të Kosovës në prill të vitit 2026, po konsiderohet determinuese edhe për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Sipas analistëve politikë, secili koalicion eventual për formimin e qeverisë do të përfshijë edhe çështjen e pozitës së presidentit.
Të njëjtit thonë se në bazë të rezultateve preliminare, nevojitet një koalicion në mes partive më të mëdha në mënyrë që të formohet një qeveri më stabile, e cila më pas do të reflektonte pozitivisht edhe në procesin e zgjedhjes së presidentit. Megjithatë, vlerësohet se nëse partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje tenton të formojë qeverinë vetëm me komunitetet joserbe dhe “peshkimin”, e ndonjë deputeti, atëherë çështja e presidentit do të lihet në një moment tjetër.
Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së për zgjedhjet e 9 shkurtit, pa përfshirjen e votave me kusht dhe ato të diasporës, Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i ketë 47 deputetë në Kuvend, PDK-ja 25, LDK-ja 20 dhe AAK-Nisma 8 deputetë, si dhe komunitetet joshumicë 20 deputetë.
Në anën tjetër, Kuvendi i Kosovës për zgjedhjen e presidentit duhet të ketë 80 vota të 120 deputetëve sa i ka gjithsej. Në rast se kandidati për president nuk i merr këto vota në dy rundet e para, në rundin e tretë zgjidhet me votat e gjysmës së deputetëve.
Analisti politik, Blerim Canaj thotë për KosovaPress, se formimi i çfarëdo qeverie me një shumicë të thjeshtë, do ishte problematike për zgjedhjen e presidentit dhe për këtë arsyeje ky post do të ketë rol edhe në formimin e Qeverisë.
“Absolutisht po. Ne jemi dëshmitarë dhe kemi përvojën dhe rëndësinë që ka zgjedhja e presidentit, po ashtu edhe konfliktet që mund të sjell zgjedhja e presidentit. S’po flas për konflikte të vrazhda por konflikt në kuptimin e asaj që mund të ketë ngërç dhe stërzgjatje të procesit dhe mund të bie qeveria për atë çështje dhe të kemi pas 1 viti prapë zgjedhje… Kur vjen çështja e presidentit cilado që e formon qeverinë mund të ketë probleme, pasi dihet se është një numër prej 81 deputetëve që duhet të jenë prezent”, thotë ai.
Ndërkaq, analistja politike, Alma Lama deklaron se në rast të koalicioneve, posti i presidentit patjetër që do të jetë pjesë e “pazareve” për formimin e qeverisë.
Mirëpo, sipas saj, nëse shkohet në një qeveri të pakicës, atëherë çështja e presidentit do të lihet të gjendet një zgjidhjeve në vitin 2026.
“Mund të jetë, por mund edhe mos të jetë. Mund të zgjidhet një qeveri dhe të bëjë shumicën e thjeshtë që është 61 vota dhe pastaj të pritet momenti tjetër ku kërkohen dy të tretat e votave të deputetëve. Kjo kërkesë është që të zgjidhet një president konsensual që e pranojnë të gjitha palët, pavarësisht nga numrat. Ajo çka po shohim deri tani nga rezultati i zgjedhjeve është se pa një koalicion nga dy partitë të mëdha është i vështirë që të sigurohen votat edhe me minoritetet për zgjedhjen e presidentit. Do të varen sesi do të jenë zhvillimet brenda subjekteve politike, cilat do të jenë bashkëpunimet?”, thekson Lama.
Mandati i presidentes aktuale të Kosovës, Vjosa Osmani, përfundon më 7 prill 2026.
Në rast se Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin, atëherë ai shpërndahet dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë