Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Komuna e Dragashit ka shënuar një fenomen të pazakontë.
Ndonëse sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë, vetëm 15 qytetarë janë deklaruar si serbë në këtë komunë, rezultatet zgjedhore tregojnë një numër të lartë votash për partitë serbe.
Në nivel komunal, Lista Serbe ka marrë 127 vota, e pasuar nga partia e Nenad Rashiqit me 98 vota. Ndërkohë, SRPSKA DEMOKRATIJA ka marrë 8 vota, ndërsa partitë “Srpski narodni pokret” dhe “GRADJANSKA INICIJATIVA NARODNA PRAVDA” kanë siguruar nga 3 vota secila.
Edhe “Partija kosovskih Srba” e Aleksandër Jabllanoviqit ka siguruar 2 vota.
Mbi një mijë vota në Dragash mori edhe partia gorane e Adem Hoxhës që ja siguron këtij të fundit një mandat deputeti në Kuvend.
Pa vota nuk mbeti as SDU e Duda Baljes e cila në fshatrat e Gorës mori 643 vota, të cilat janë një ndihmesë shumë e madhe në sigurimin e mandatit të saj që ia rezervon Kushtetuta si partia e dytë boshnjake.
Ndryshe në Komunën e Dragashit, te partitë shqiptare ka qenë një garë e ngushtë mes tri partive kryesore.
LVV është renditur e para me rreth 300 vota më shumë se partia e dytë PDK, dhe me 400 vota më shumë se LDK e cila doli e treta në këtë komunë në këto zgjedhje.
Kujtojmë, në fillim të vitit autoritetet shtetërore kishin mbyllur 4 komuna paralele serbe që vepronin jashtëligjshëm në Komunën e Dragashit.
Një prej këtyre strukturave, e vendosur në fshatin Vranisht, ka operuar ilegalisht për gjithë këto vite, duke lëshuar dokumente për komunat e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë