LAJMI I FUNDIT:

Macron: Sulmi me thikë ishte “terrorizëm islamist”

Macron: Sulmi me thikë ishte “terrorizëm islamist”

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha të shtunën se sulmi me thikë, nga i cili u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë në Francën lindore, ishte “terrorizëm islamist”.

Më herët zyra e prokurorisë së anti-terrorit konfirmoi se po hetonte rastin.

Në deklaratën e prokurorisë thuhet se një person sulmoi oficerët e policisë në qytetin Mulhouse duke bërtitur “Allahu Akbar” të shtunën pasdite.


Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse
Lexo po ashtu Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një kalimtar i rastit u vra pasi u përpoq të ndërhynte, ndërsa tre punonjës policie u plagosën, shtoi zyra e prokurorisë.

“Është pa asnjë dyshim akt terrorizmi islamist”, tha lideri francez para gazetarëve në kuadrin e punimeve të panairit të përvitshëm të fermerëve francezë, duke shtuar se ministri i brendshëm ishte nisur drejt qytetit Mulhouse.

I dyshuari është arrestuar, njoftoi zyra e prokurorisë gjersa kanë filluar hetimet. /Telegrafi/