Një rënie ekonomike, një krizë imigrimi dhe heqja e një mbështetjeje sigurie që është ofruar për dekada nga aleati më i fuqishëm i Gjermanisë, SHBA-së janë në mendjet e zgjedhësve gjermanë ndërsa ata do të votojnë në zgjedhjet parlamentare kombëtare të dielën.
Zgjedhjet e përgjithshme të Bundestagut, dhomës së ulët të parlamentit të Gjermanisë, nuk pritej të zhvilloheshin deri në shtator të këtij viti.
Por, më 6 nëntor, vetëm një ditë pasi votuesit amerikanë ia besuan Donald Trumpit një mandat të dytë presidencial, kancelari gjerman, Olaf Scholz shkarkoi ministrin e Financave, Wolfgang Schauble pas muajsh grindjesh mbi mënyrën se si po rifuqizonte ekonominë gjermane, duke çuar në rrëzimin e qeverisë së koalicionit tre-partiak të Scholzit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.
Të dhënat më të fundit të sondazheve tregojnë që Social Demokratët e Scholzit janë në vendin e tretë mes zgjedhësve me 16 për qind, pas partisë së krahut të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD) me 20 për qind dhe Unionit Kristian Demokrat (CDU) së bashku me partinë e saj bavariane CSU me 29 për qind mbështetje, transmeton Telegrafi.
CDU pritet të dalë si fituesi më i madh i votave dhe kështu të ketë mundësinë të formojë një qeveri koalicioni me një ose dy parti të tjera.
Duke qenë se të gjitha partitë kryesore të Gjermanisë kanë premtuar se nuk do të qeverisin me AfD, e cila është nën mbikëqyrje të brendshme për kërcënimin që i bën demokracisë gjermane, kandidati i CDU-së për kancelar, Friedrich Merz, mund të ketë vështirësi në krijimin e një qeverie koalicioni, shkruan npr.
“Unë jam thjesht e shqetësuar se pas zgjedhjeve mund të duhen ndoshta dy muaj për të formuar një qeveri koalicioni”, thotë Jana Puglierin, drejtoreshë e zyrës së Berlinit në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme.
“Pasi koalicioni të formohet, ata duhet të hartojnë një buxhet. Dhe nëse kemi shumë fat, të gjithë këto do të bëhen para pushimeve verore të parlamentit”, shtoi ajo.
Kjo periudhë e mundshme e vonuar e formimit të qeverisë gjermane shqetëson vëzhguesit për shkak të urgjencës që ka qeveria e ardhshme për të trajtuar krizat e shumta që po përballon ekonomia më e madhe e Evropës.
Këtu përfshihen një recesion ekonomik, një debat kombëtar mbi migracionin dhe, ndoshta më e rëndësishmja, si të menaxhohet një rend i ri global i sigurisë tani që administrata e presidentit amerikan, Donald Trump duket se po bashkëpunon me Rusinë për të përfunduar luftën e Moskës në Ukrainë, pa ftuar Evropën ose Ukrainën në tryezën e negociatave.
Cila do parti që të formojë qeverinë e ardhshme të koalicionit në Berlin, Merz mbetet pasardhësi i mundshëm i Scholzit. Ai është një konservator 69-vjeçar që vjen nga një familje avokatësh. Përveç se ka shërbyer si deputet i CDU-së, Merz ka punuar gjithashtu si avokat korporatash dhe si anëtar i bordit mbikëqyrës të degës gjermane të Blackrock, kompanisë më të madhe të menaxhimit të aseteve në botë.
Kolegu i Merzit, Norbert Rottgen, i cili gjithashtu shërben si deputet i CDU-së në parlamentin e Gjermanisë, thotë se 69-vjeçari është një politikan me bindje të forta. Rottgen e njeh Merzin për më shumë se 30 vjet. Ata kanë hyrë në parlament së bashku dhe kanë punuar krah për krah gjatë qeverive të ndryshme.
Ai thotë se Merzi beson në “shoqëri konservatore, vlera tradicionale dhe ka bindje të forta se tregjet e lira i shërbejnë popullit. Dhe ai është një transatlantik i thellë dhe pro-europian”.
Rottgen thotë se bindjet e Merzit do të jenë të dobishme pasi Gjermania përballet me vendime të vështira pas sinjalizimeve të SHBA-së për ndryshimin e mënyrës sesi e shohin aleatët e saj evropianë.
Administrata e re amerikane nuk ka ndihmuar në ndërtimin e një rruge të bashkuar për Evropën mbi Ukrainën, thotë Puglierin.
“Mendoj se Merz, nga natyra, do të ishte më i hapur për të mbështetur Ukrainën më vendosmërisht”, thotë Puglierin dhe shton “por, ai duhet të punojë brenda një kuadri. Do të kufizohet nga partneri i koalicionit, por edhe nga populli gjerman”.
Pas bisedimeve për koalicionin dhe trajtimit të një buxheti që administrata Scholzit e la të papërfunduar, mund të kalojnë muaj të tërë që Merz të ketë mundësi të lërë shenjë në Gjermani, thotë Puglierin.
Megjithatë, shenja se si ai do të udhëheqë kanë dalë javët e fundit, pasi Merz u përball me probleme brenda partisë së tij kur ra dakord të bashkëpunonte me AfD-në në fund të muajit të kaluar për të kaluar një propozim që do të ashpërsonte politikën e imigracionit të Gjermanisë. Propozimi dështoi pas kundërshtimeve të forta ndaj Merzit për faktin se ra dakord të punonte me një parti që shihet nga partitë kryesore politike si anti-demokratike.
Votuesja Ute Wolters, arkitekte 64-vjeçare nga Lower Saxony, është e shqetësuar për mundësinë e udhëheqjes së Merzit.
“Ai thotë se është në nivelin e detyrës, dhe e dimë që është një biznesmen i mirë, por jam e shqetësuar se ai mund të kthehet nga premtimi për të mos hyrë kurrë në një qeveri koalicioni me AfD-në”, thotë ajo, duke iu referuar premtimeve të përsëritura që ai ka bërë gjatë fushatës.
Një tjetër votues, Ulrich Hinz, biznesmen i pensionuar 74-vjeçar nga Frankfurt, mendon se perspektiva pro-evropiane e Merzit mund të ndihmojë në një moment kaq të vështirë Gjermaninë.
“Na duhet një kancelar dhe një qeveri që është më evropiane dhe një që mund të marrë vesh më mirë me francezët, italianët dhe polakët”, thotë ai.
“Kjo është mënyra e vetme se si mund të mbetemi në nivel me Kinën, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara”, shtoi biznismeni.
Ndryshe, Gjermania ka një sistem zgjedhor proporcional të përzier. Votuesit kanë dy vota: vota e parë përdoret për të zgjedhur drejtpërdrejt një kandidat në zonën e tyre elektorale duke përdorur sistemin “fituesi merr gjithçka” (first-past-the-post), ndërsa vota e dytë është për listën zgjedhore të një partie.
Për të hyrë në Bundestag, një parti duhet ose të marrë pesë për qind të votave të dyta në shkallë kombëtare ose të fitojë tre zona elektorale përmes votave të para – duke kaluar pragun zgjedhor. Në secilin rast, partia hyn në Bundestag dhe merr mandate në përpjesëtim me pjesën e saj të votave të dyta në shkallë kombëtare. Partitë që përfaqësojnë pakicat e njohura, të cilat marrin pjesë në zgjedhjet federale, aktualisht vetëm SSW, janë të përjashtuara nga pragu.
Fillimisht, në shpërndarjen e përgjithshme, të gjitha 630 vendet (përveç atyre të fituara nga kandidatët e pavarur) ndahen në mënyrë proporcionale në nivel federal për partitë që e kalojnë pragun dhe më pas brenda secilës parti për kandidatët në çdo land.
Të dyja llogaritjet bëhen duke përdorur metodën Webster/Sainte-Lague. Numri i zonave elektorale të fituara nga secila parti në secilin land zbritet nga shpërndarja e saj për të arritur në numrin përfundimtar të mandateve të listës. Mandatet e listës që i takojnë secilës parti shpërndahen sipas listave të mbyllura të hartuara nga vetë partitë brenda secilit land.
Kandidatët e pavarur zgjidhen nëse marrin shumicën e votave në zonën e tyre elektorale. Votat e dyta në fletët e votimit ku një kandidat i pavarur fiton votën e parë nuk merren parasysh në shpërndarjen proporcionale të mandateve për të ruajtur barazinë e votuesve. Megjithatë, këto vota numërohen për të përcaktuar nëse një parti ka kaluar pragun prej 5 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë