LAJMI I FUNDIT:

Artistët amerikanë në podcastin e kryeministrit Rama: Shqipëria duhet të shndërrohet në qendër të industrisë së filmit

Artistët amerikanë në podcastin e kryeministrit Rama: Shqipëria duhet të shndërrohet në qendër të industrisë së filmit

Kryeministri Edi Rama mirëpriti në podcastin e tij të fundit dy themeluesit e Catalyst Store Institute, Pamela Cederquist dhe Philip Gilin, të cilët diskutuan mbi potencialin e Shqipërisë në industrinë e filmit dhe ndikimin e saj në ekonominë vendase.

Gjatë bisedës, Rama ngriti pyetjen kryesore: “Çfarë ka këtu në Shqipëri dhe çfarë do të sjellë kjo industri për shqiptarët?”.

Pamela Cederquist, e cila ka një karrierë të gjatë si regjisore, theksoi se industria e filmit është një zinxhir shërbimesh që përfshin shumë sektorë, nga bizneset e vogla deri te turizmi. Ajo ndau edhe historinë personale se si zbuloi Shqipërinë:


“Unë erdha e para. Kurioziteti ishte pjesë e kësaj. Nuk e njihja. Duke qenë se jam rritur në Amerikë, nuk të mësojnë shumë për Ballkanin. Ishte viti 2022 ose 2023 kur po shihja hartën dhe më bëri shumë kureshtare se ku ndodhej Shqipëria”.

Në bisedën e saj, ajo përdori një krahasim praktik për të shpjeguar mënyrën se si industria e filmit ndikon në ekonominë lokale: “Unë punoj në lavanderi. Industria e filmit ka nevojë të lajë rrobat. Po përpiqem të gjej një vend me të cilin mund të punoj. Do të vij te biznesi yt dhe do të them ‘më duhet të laj rrobat’ dhe kjo do të vazhdojë për gjashtë muaj. Sa do të më kushtojë kjo për ty dhe për pesë njerëzit e tjerë? Unë po xhiroj një film në rrugë dhe dua të përdor tezgën e frutave. Do të blej frutat dhe do të jesh në sfond. Je një shofer taksie? Më duhet dikush që t’i shoqërojë aktorët për tre javë. Po e them mirë?”.

Rama e përforcoi këtë ide duke theksuar se kjo industri është gjithëpërfshirëse dhe ka një impakt të madh ekonomik. Ndërkohë, Philip Gilin theksoi rolin e turizmit të filmit, duke shpjeguar se kur një vend shfaqet në një film të suksesshëm, ai kthehet në një destinacion të dëshiruar për turistët.

“Turizmi i filmit është një nga më të fuqishmit ekonomikisht. Ka të bëjë me vendosjen e flamurit në skenën e filmit. Ka një fuqi kur e sheh atë vend në film dhe do duash ta vizitosh, të bësh pushime, të zhvendosesh…”.

Biseda solli në vëmendje potencialin e Shqipërisë si një destinacion i ri për industrinë e filmit, një sektor që mund të sjellë investime të huaja dhe të krijojë vende të reja pune për shqiptarët. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Kalo në kategori