LAJMI I FUNDIT:

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Presidenti i SHBA-së Donald Trump pretendoi sot se plani i tij për të marrë kontrollin e Rripit të Gazës “vërtet funksionon”, por tha se nuk do ta imponojë atë.

“Do t’ju them se si duhet bërë, është plani im. Mendoj se ky është plani që funksionon me të vërtetë. Por nuk po e detyroj. Thjesht do të rri mbrapa dhe do ta rekomandoj”, tha Trump në një intervistë me Brian Kilmeade të Fox News, shkruan AA, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se Trump shprehu habi për kundërshtimin e Jordanisë dhe Egjiptit ndaj propozimit të tij për Gazën, duke deklaruar: “Ne i paguajmë Jordanisë dhe Egjiptit miliarda dollarë në vit dhe u habita pak që ata thanë një gjë të tillë”.


Ai gjithashtu pohoi se nëse popullit të Gazës do t’i jepej zgjedhje midis jetesës në enklavë ose “të jetuarit në një komunitet të mirë”, ata do të shkonin.

“Është një vend i mrekullueshëm”, tha ai për Gazën, duke shtuar: “Unë nuk e di pse Izraeli hoqi dorë ndonjëherë nga ajo. Pse hoqën dorë nga ajo?”.

Ndryshe, presidenti amerikan ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur që SHBA-ja të “marrë përsipër” Gazën dhe të zhvendosë popullsinë e saj për ta rindërtuar enklavën në atë që ai e ka quajtur “Riviera e Lindjes së Mesme”.

Ideja është hedhur poshtë fuqishëm nga bota arabe dhe kombe të tjera, të cilat kanë thënë se kjo përbën spastrim etnik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Evropa
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Kalo në kategori