Në seancën gjyqësore ndaj të akuzuarit Ilir Abdullahu, sot më 21.02.2025, kryetari i trupit gjykues Valon Kurtaj bëri të ditur se është bërë bashkimi i dy lëndëve, bashkimi i lëndës së Rrahim Abdullahut dhe bashkimi i lëndës së Ilir Abdullahut.
“Prokuroria ka bërë kërkesë që të bashkohet për shkak se kanë të bëjnë me një çështje të njëjtë penale dhe që të gjykohen këto dy çështje si një çështje për shkak të ekonomizimit”, tha kryetari i trupit gjykues Valon Kurtaj.
Ilir Abdullahu dhe Rrahim Abdullahu nga Prokuroria Speciale po akuzohen se në bashkëkryerje me Arben Berishën, Fitim Avdiun dhe Enver Sekiraqën kanë vrarë policin e Kosovës, Triumf Riza.
Me pajtimin e palëve aktakuza u konsiderua e lexuar, pas kësaj kryetari i trupit gjykues Valon Kurtaj u dha mundësinë të akuzuarve të deklarohen sërish lidhur me fajësinë e tyre, të njëjtit i pyeti në rast se ka ndonjë ndryshim lidhur me atë çka janë deklaruar në shqyrtimin fillestar.
Ilir Abdullahu përsëri u deklarua i pafajshëm po ashtu edhe i akuzuari Rrahim Abdullahu.
“Unë jam shumë i pafajshëm nuk e pranoj këtë aktakuzë”, tha Rrahim Abdullahu.
Pasi që të akuzuarit nuk e pranuan fajësinë, seanca vazhdoi me fjalën hyrëse të prokurores Arbëresha Raça- Shala.
“Prokuroria Speciale konsideron dhe është fuqishëm e bindur se me provat që do të administrohen në shqyrtimet gjyqësore përkatësisht me dëshmitë e personave të dëmtuar, dëshmitë e dëshmitarëve si dhe provave materiale të cilat janë listuar në aktakuzën e datës 02.09.2024 dhe aktakuzën e datës 02.02.2011 do të vërtetohet në tërësi ashtu siç është përshkruar në dispozitivin e aktakuzës”– tha prokurorja speciale Arbëresha Raça- Shala.
“Konsideroj se pas mbajtjes së seancave të shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të dëshmitarëve dhe administrimit të provave materiale gjykata do të merr vendim me të cilin të pandehurit do të i shqiptojë sanksionin penal të parashikuar me Kodin Penal”, shtoi tutje prokurorja Raça- Shala.
Pas fjalëve hyrëse të prokurores seanca vazhdoi me fjalët hyrëse të të dëmuarit Shefqet Riza (babai i Triumf Rizës).
“Këta dy të akuzuarit Ilir Abdullahu edhe Rrahim Abdullahu kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës të cilët në vazhdimësi e kanë përcjellur Triumf Rizën për ta vrarë deri në ditën edhe kur e kanë vrarë. E kanë përcjellur me vetura, edhe me skutera, kështu që janë personat kyç që janë shumë të lidhur kanë qenë kryesorët që i kanë marr urdhrat prej Sekiraqës për ta likuidu Triumf Rizën”, tha babai i Triumf Rizës, Shefqet Riza.
“Kjo është e saktë këtë ma ka thënë edhe i ndjeri sa ka qenë gjallë”– shtoi tutje i dëmtuari Shefqet Riza.
I dëmtuari Visar Riza tha se nuk ka të shtojë diçka më shumë dhe se pajtohet me fjalët hyrëse të prokurores dhe babait të tij.
“Pajtohem me fjalën e prokurores, diçka më shumë nuk kam, pajtohem me fjalën e babës”, tha i dëmtuari Visar Riza.
Ndërsa avokati Ramë Dreshaj i cili mbron të akuzuarin Ilir Abdullahu përpos përmbledhjes që e bëri gjatë fjalëve hyrëse të njëjtën edhe e dorëzoi me shkrim.
”Besoj që në fund me administrim të provave dhe provave që ka propozuar prokuroria kur të analizohen nga ky trup gjykues duke hequr në mendje figurën e Enver Sekiraqës, mos me mendu fare Enver Sekiraqa do të bini një vendim jo tjetër por lirues”, tha Ramë Dreshaj.
I akuzuari Ilir Abdullahu u pajtua me fjalët hyrëse të avokatit të tij Dreshaj dhe tha se nuk kam çka të shtoj më tepër.
Avokati Xhemajl Ademaj i cili mbron të akuzuarin Rrahim Abdullahu gjatë fjalës së tij hyrëse tha nga provat e ligjshme që do të administrohen në procedurë do të provohet se i mbrojturi i tij Rrahim Abdullahu nuk është kryerës i kësaj vepre penale.
I akuzuari Rrahim Abdullahu u pajtua po ashtu me fjalët hyrëse të avokatit të tij, Xhemajl Ademaj.
Seanca e sotme u ndërpre ndërsa të radhës janë caktuar të mbahen gjatë muajit prill 2025 ku do të vazhdohet me dëgjimin e dëshmitarëve.
Kujtojmë se në seancën e shqyrtimit fillestar më 18.09.2024 i akuzuari Ilir Abdullahu nuk e kishte pranuar fajësinë për veprën penale të cilën po akuzohet nga prokuroria.
“Nuk e pranoj fajësinë, pasi nuk e kam kry këtë vepër, nuk kam të bëjë me këtë rast dhe nuk e pranoj këtë aktakuzë me thashetheme”, kishte deklaruar i akuzuari Ilir Abdullahu.
Ndërsa Gjykata e Apelit lëndën për Rrahim Abdullahun e ka kthyer për herë të dytë në rigjykim.
Ky rast po trajtohet në Departamentin Special të Gjykatës së Prishtinës në përbërje të trupit gjykues Valon Kurtaj (kryetar i trupit gjykues) dhe dy anëtarët Lutfi Shala dhe Violeta Namani- Hajra.
Për vrasjen e zyrtarit policor Triumf Riza që ndodhi në vitin 2007, Policia e Kosovës më 16.07.2023 e kishte arrestuar të dyshuarin Ilir Abdullahu. Abdullahu ka qenë në kërkim 15 vjet nga organet e rendit, e arrestimi i tij kishte ndodhur më 16.07.2023 në Batllavë të Podujevës.
Doras i shpallur fajtor për vrasjen e Triumf Rizës është Arben Berisha i cili për këtë vepër u dënua të vuaj 35 vite burgim dhe Enver Sekiraqa i cili është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore e Prishtinës dhe është dënuar me 25 vjet burg.
Kjo përbën herën e tretë që Sekiraqa dënohet për shtytje në vrasjen e Rizës 17 vite më parë. Për herë të parë në vitin 2016 Sekiraqa ishte dënuar me 36 vite burgim kurse sërish në vitin 2019 me 20 vite burgim. Enver Sekiraqa aktualisht ndodhet në arrati dhe i njëjti kërkohet nga organet e rendit.
Prokuroria Speciale e Kosovës, më 01.09.2024 kishte ngritur aktakuzë kundër Ilir Abdullahut për veprën penale vrasje e rëndë në rastin e vrasjes së policit Triumf Riza.
Më 03.08.2024 Ilir Abdullahu, i njohur si Liza, i është vazhduar edhe për dy muaj masa e paraburgimit.
Edhe në fillim të muajit prill, Gjykata e Prishtinës kishte marrë vendim që Abdullahut, të dyshuar në rastin e vrasjes së Triumf Rizës, t’i vazhdohet edhe për dy muaj masa e paraburgimit.
Abdullahu, i njohur me nofkën “Liza”, ishte liruar nga paraburgimi nga Gjykata e Prishtinës pasi kishte dhënë 100 mijë euro dorëzani.
Gjykata e Apelit, më 03.11.2023 e ka kthyer në paraburgim Ilir Abdullahun.
Në arsyetimin e Gjykatës së Apelit thuhet se në ankesën e Prokurorisë Speciale pretendohet se aktvendimi për masën e dorëzanisë është në shkelje të dispozitave të procedurës penale. Kjo për faktin se për caktimin e kësaj mase duhet të ekzistojë dyshimi i bazuar dhe se baza e vetme është rreziku i ikjes, andaj Prokuroria ka vlerësuar se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së dorëzanisë ndaj të njëjtit.
Gjykata e Apelit kishte vlerësuar se ankesa e Prokurorisë Speciale është e bazuar dhe se Gjykata e shkallës së parë nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme lidhur me proporcionalitetin dhe përshtatshmërinë e kësaj mase.
Andaj edhe zëvendësimi i masës së paraburgimit me masën e dorëzanisë në vlerë prej 100 mijë euro për të pandehurin nuk është i drejtë dhe i ligjshëm dhe se i pandehuri Abdullahu duhet të kthehet në paraburgim.
Gjykata Supreme e Kosovës e kishte vërtetuar vendimin e Gjykatës së Apelit që Ilir Abdullahun ta kthejë në paraburgim.
Gjykata Supreme e kishte refuzuar ankesën e avokatit të Abdullahut, Ramë Dreshaj, i cili kishte parashtruar ankesë kundër vendimit të Gjykatës së Apelit që të dyshuarin ta kthejë në masën e paraburgimit.
Dosja e Prokurorisë
Sipas dosjes së prokurorisë, i akuzuari Ilir Abdullahu me tani të dënuarit Arben Berisha e Fitim Avdiu dhe me të pandehurin Enver Sekiraqa dhe Rrahim Abdullahu, si grup i organizuar nga i pandehuri Enver Sekiraqa, të shtyrë nga motivi i hakmarrjes së paskrupullt, e me dashje që ta privojnë nga jeta të ndjerin Triumf Rizën, për shkak se i njëjti, me datë 24.12.2005 në lokalin “Swiss Casino” në Prishtinë, e kishte rrahur Enver Sekiraqën i cili kishte qenë i shtrirë në spital, se pas njoftimit të Triumfigt me Adelina Ismajlin, i njëjti nuk e ka lejuar që ti jep reket – të holla si më parë.
Në aktakuzë thuhet se një kohë e kanë përcjellë me vetura lëvizjet e të ndjerit Triumf Riza dhe me datë 30.08.2007 derisa Arben Berisha, Enver Sekiraqa, Rrahim Abdullahu dhe Ilir Abdullahu kanë qenë në lokalin “Sekiraqa” në Prishinë, tani i dënuari Fitim Avdiu, përmes telefonit të tij, i ka dërguar mesazh tani të akuzuarit Ilir Abdullahu me përmbajtjen “Parking te Grandi, kojshija e kish dramen“, duke aluduar në Rizën, i cili banesën e kishte përballë lokalit “Sekiraqa”, ndërsa në atë kohë ka qenë në hotelin Grand.
Sipas aktakuzës, pasi e kishte marrë njoftimin tani i dënuari Berisha dhe të pandehurit Ilir Abdullahu e Rrahim Abdullahu, me veturë kanë shkuar te lokali “Quins”, ku tani i dënuari Arben Berisha, i armatosur më parë me pistoletë ka hyrë në një lokal, ndërsa i pandehuri Ilir dhe Rrahim kanë hyrë në një lokal tjetër, për të pritur Rizën, pasi ky i fundit pothuajse çdo ditë ishte mysafir i atij lokalit AMPM.
Tutje sipas aktakuzës i pandehuri Rrahim Abdullahu, përmes telefonit të tij, i ka dërguar mesazh tani të dënuarit Berisha, derisa ka qenë duke qëndruar i ulur në tarracën e një lokali afër lokalit AMPM, me përmbajtjen “rri qatu hin mrena se mir je ma von te thirri“, pasi që Riza ishte parë te lokali AMPM.
Gjithnjë sipas aktakuzës në momentin kur Riza ka dalë nga lokali dhe ka qenë afër automjetit të tij, tani i dënuari Arben Berisha me vrap ka shkuar drejt tij dhe në mënyrë dinake, kur Triumf Riza nuk kishte pritur kurrfarë sulmi, e me shpinë të kthyer nga ai, në distancë prej 5 metrash, me pistoletë ka shtënë 11 herë me tri rafalë të shkurtra, duke e goditur me 2 predha në shpinë, ku predhat, nga veprimi dinamik, kanë depërtuar nëpër aortë, zemër dhe mushkëri, nga të cilat lëndime ai ka vdekur, ndërsa me një predhe është goditur në kofshën e këmbës së djathtë.
Për këtë të akuzuarit Ilir Abdullahu dhe Rrahim Abdullahu, në bashkëkryerje me të dënuarit Arben Berisha e Fitim Avdiu, dhe Enver Sekiraqa, akuzohen se kanë kryer veprën penale të “Vrasjes së rëndë’. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

DAP: Afati i fundit për paraqitjet TVSH-04 është 25 shkurti, deri dje janë parashtruar vetëm 25 për qind e numrit të përgjithshëm

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit