LAJMI I FUNDIT:

Minçev, Mexhitit: Punësimet bëhen sipas nevojave dhe në bazë të cilësisë, premton diçka që nuk është reale

Minçev, Mexhitit: Punësimet bëhen sipas nevojave dhe në bazë të cilësisë, premton diçka që nuk është reale

Ministri për Administratë Publike, Goran Minçev i bënë thirrje zv. kryeministrit Izet Mexhiti që të mos sillet si “Lisa në botën e çudirave” duke premtuar diçka që nuk është reale, dhe as e mundur pa shkeljen e procedurave ligjore dhe principeve për udhëheqje të mirë, se këtë vit do të punësohen mijëra shqiptarë në shtet dhe administratën publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Minçevit, deklarata e Mexhitit është një shembull klasik i populizmit parazgjedhor, pa asnjë bazë ligjore apo institucionale.

Mexhiti: Brenda një viti do të bëjmë aq punësime të shqiptarëve, sa kanë bërë ata brenda tetë viteve
Lexo po ashtu Mexhiti: Brenda një viti do të bëjmë aq punësime të shqiptarëve, sa kanë bërë ata brenda tetë viteve

“Të gjitha punësimet në sektorin publik aktualisht kryhen ekskluzivisht sipas nevojave të institucioneve, në bazë të pëlqimeve të marra paraprakisht nga institucionet përkatëse dhe në përputhje me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik dhe Ligjin për nëpunësit administrativë. “Çdo punësim bazohet në parimet e kompetencës, ekspertizës dhe gatishmërisë profesionale të kandidatëve, e jo në premtime partiake apo presione politike”, thekson Minçev.


Punësimi dhe avancimet në sektorin publik, sipas Minçevit, duhet të bazohen vetëm në cilësinë dhe aftësitë e kandidatëve, e jo në përkatësinë e tyre etnike apo politike.

Mexhiti më herët njoftoi se brenda këtij viti do të punësohen dy-tre mijë shqiptarë nëpër institucionet shtetërore dhe administratën publike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Kalo në kategori