Vazhdon gjendja emergjente me mbeturina në kryeqytet, drejtori Brestovci me akuza për “Pastrimin”

Problemi me mbeturinat në Prishtinë vazhdon të mbetet i pazgjidhur, duke shkaktuar shqetësime tek qytetarët.
Komuna ka shpallur gjendje emergjente që dy javë, ndërsa drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Bekim Brestovci, ka deklaruar se për këtë situatë fajin e ka ndërmarrja “Pastrimi”.
Brestovci në intervistën e dhënë për Telegrafin, tha se vazhdimisht po pranojnë ankesa nga qytetarët për mbeturina.
“Fatkeqësisht po vazhdon situata të jetë e rënduar, ne po marrim vazhdimisht ankesa prej qytetarëve në formën e shkruar, natyrisht të ilustruara edhe me fotografi, ne kemi një grup punues që tanimë veç është në terren, ku edhe po bën skanimin e gjendjes dhe natyrisht çdo ditë po raporton për gjendjen. Kemi një gjendje jo të përmirësuar, një gjendje që po vazhdon të mbetet e keqe në tërësi, dhe nuk ka ndryshuar diçka prej ditës kur ne e kemi shpallë gjendje emergjente. Natyrisht hapat të cilët ne jemi munduar t’i marrim pas shpalljes emergjente kanë qenë ta ngrisim përgjegjësinë e ndërmarrjes “Pastrimi” ndaj gjendjes ekzistente, të iu dërgojmë atyre sinjalet e duhura që t’iu përfshihen punës sepse tanimë nga 1 janari janë e vetmja ndërmarrje që kanë kompetenca edhe është e kontraktuar në një farë forme për mbeturina”, theksoi ai.
Drejtori Brestovci, gjithashtu akuzoi ndërmarrjen “Pastrimi”, se nuk ka filluar me shpërndarjen e kontejnerëve dhe se po ashtu nuk ka vënë në operim kamionët e rinj.
‘Unë kam bërë edhe thirrje publike, edhe në emisionet televizive, ku kam qenë bashkë me kryeshefin e ndërmarrjes “Pastrimi” që ata të fillojnë me shpërndarjen e kontejnerëve, të cilët ne me paratë e qytetarëve i kemi blerë, dhe janë të destinuar për ta lehtësuar jetën e qytetarët dhe për të pasur ata mundësinë se ku t’i hedhin mbeturinat, gjë kjo e cila fatkeqësisht nuk po ndodh”.
Ai deklaroi tutje se nuk qëndrojnë prononcimet e kryeshefit të ndërmarrjes “Pastrimi” se komuna po bllokon këtë proces.
Po ashtu ai pohoi se kamionët e rinj që kanë blerë janë dëmtuar nga kjo kompani, dhe se nuk janë ende në operim.
Në intervistë, drejtori i Shërbimeve Publike tha se zgjidhja e vetëm mbetet kontraktimi i operatorëve privatë.
“Ne ndërmarrjes ‘Pastrimi’ i kemi dhënë garanci si unë, si kryetari i kryeqytetit, edhe Sindikatës së Punëtorëve, edhe kryeshefit dhe të gjithë punëtorëve me të cilët kemi pas mundësi të komunikojmë që dhënia e disa lotëve ndërmarrje private për ofrimin e shërbimeve të grumbullimeve të mbeturinave nuk nënkupton mbetjen pa punë të punëtorëve të ndërmarrjes ‘Pastrimi’. Sepse ne të gjithë këta punëtorë do i pajisim pastaj me kontrata shtesë për pastrim, mirëmbajtje të hapësirave publike të cilat kanë nevojë për trajtim. Për këtë edhe kanë qenë të dedikuar pastaj këta dy kamionë, të cilët ne për momentin akoma nuk ia kemi kalu ndërmarrjes së ‘Pastrimit’, sepse janë të dedikuar për kontrata të veçanta të cilat mendojmë edhe ashtu ashtu t’i realizojmë”, theksoi mes tjerash ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Qytetarët duhet të paguajnë 5 euro për shërbime shëndetësore në zonën ku nuk jetojnë

Nënshkruhet marrëveshja për fuqizimin ekonomik të grave në Podujevë

Incident në autobusin e linjës 3A, largohet nga puna shoferi dhe kondukteri pezullohet për 10 ditë

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë