LAJMI I FUNDIT:

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Derisa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 9 shkurtit po shkon drejt fundit, tashmë kanë nisur edhe deklaratat lidhur me formimin e qeverisë, rrjedhimisht koalicioneve qeverisëse që mund të jenë.

Një ditë më parë, një deklaratë e kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj lidhur me mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, ka ngjallur reagime të shumta.

Limaj mbrëmë ka bërë thirrje për bashkëpunim mes partive politike për të shmangur një krizë qeveritare pas zgjedhjeve. Ai ka thënë se kush i bën ftesë për t’u ulur në tavolinë, ai do t’i përgjigjej “për të mirën e vendit”.


“Kush të më ftojë në tavolinë, unë shkoj ulna – për tema nacionale. Çka po të vyen një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hyjë në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem”,  ka thënë ai në një intervistë në “Debat Plus”.

Limaj u shpreh se Kosova ka nevojë urgjente për një qeverisje stabile, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit ndërkombëtare dhe rajonale.

Limaj flet për mundësinë e koalicionit me LVV-në: Me AAK-në jemi parti të ndara
Lexo po ashtu Limaj flet për mundësinë e koalicionit me LVV-në: Me AAK-në jemi parti të ndara

Kryetari i Nismës, subjekti i të cilit deri tani ka fituar tre deputetë në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se me AAK-në janë parti të ndara.

“Uroj të gjithë partitë për rezultatet. Populli kështu ka votuar. Askush nuk është i kënaqur me rezultatin. As ne si koalicion nuk jemi të kënaqur me rezultatin, por populli ka votuar mençur. Qytetari me këtë rezultat ka ruajtur demokracinë dhe nuk ka lejuar të shembet demokracia”, është shprehur ai.

E pas deklaratave të tilla, sot ka reaguar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, partia e të cilit ishte në koalicion parazgjedhor me Nismën.

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti
Lexo po ashtu Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Haradinaj sot në një postim në Facebook ka shkruar “E keqja ka emër, Albin Kurti”.

Kjo deklaratë aludohet se ka të bëjë me deklaratat e mbrëmshme të Limajt.

Debati i tillë për koalicionet e mundshme qeveritare ka ngjallur sot reagimin edhe të zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Sallhu shkruan se Fatmir Limaj dhe Nisma kanë të drejtë demokratike, kushtetuese dhe ligjore që pas zgjedhjeve të bëjnë koalicion paszgjedhor me partitë aktuale në skenën politike.

“Përtej shpifjeve, kritikave të pabaza, insinuatave, të bëra nga akterë politik e parapolitik, Fatmir Limaj dhe Nisma kanë respektuar në përpikëri koalicionin parazgjedhor me një parti në shuarje siç është AAK.

Tash, Fatmir Limaj dhe Nisma kanë të drejtë demokratike, kushtetuese dhe ligjore që pas zgjedhjeve të bëjnë koalicion paszgjedhor me partitë aktuale në skenën politike.

Pra, marrëveshja për koalicion parazgjedhor të subjektit politik Nisma me AAK-në është realizuar. Kësisoj, sjellja e tillë është brenda rregullave demokratike!”, shkruan Sallahu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori