LAJMI I FUNDIT:

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje – kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje – kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Ndërsa vendi i Lindjes së Mesme po përpiqet të bëhet një nga destinacionet kryesore turistike në botë, janë zbuluar detaje të “Dream of the Desert” (Ëndrra e Shkretëtirës).

Si shërbimi i parë hekurudhor “me pesë yje” në rajon, treni do të udhëtojë një distancë prej rreth 780 miljesh (1255 km) përmes Shkretëtirës Arabe, nga Riadi në Al Kurajat, pranë kufirit verior me Jordaninë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Një bashkëpunim midis Hekurudhave të Arabisë Saudite dhe markës luksoze italiane Arsenale, “Dream of the Desert” do të bëjë udhëtimin inaugurues deri në fund të vitit 2026.


Dhe ndërsa tarifat ende nuk janë konfirmuar, nuk ka dyshim se ky udhëtim hekurudhor do t’i çojë pasagjerët në lartësi të reja luksi.

Dizajnet për vagonët janë zbuluar, duke ofruar një vështrim në brendësinë e pasur që pasagjerët do të përjetojnë në bord.

Siç bëhet e ditur, 14 karrocat e “Dream of the Desert” do të përmbajnë 34 suita luksoze.

Projektuar nga arkitektja e mirënjohur libaneze Aline Asmar d’Amman, ambientet e brendshme janë frymëzuar nga peizazhet e shkretëtirës përreth dhe arkitektura islame.

D’Amman, që ka studio në Bejrut dhe Paris, i projektoi zonat e pritjes për t’u ndjerë si “mexhlis” – dhoma ndenjjeje saudite – me dru të gdhendur me dorë dhe modele gjeometrike.

Pjesë të veçanta arti që tregojnë trashëgiminë dhe kulturën e vendit janë porositur të varen në korridore.

Dhomat e gjumit përmbajnë llamba të stilit art deco, divane smeraldi dhe mure me panele druri të errët.

Ndërkohë, menytë që do të prezantojnë kuzhinierët vendas dhe ndërkombëtarë janë aktualisht duke u përpunuar.

Treni do të nisë udhëtimin e tij dy-ditor në kryeqytetin saudit të Riadit dhe do të vazhdojë për në Al Kurajat, rreth 30 km larg kufirit jordanez – duke kaluar përmes disa vendeve kryesore historike.

Nuk është e qartë nëse do të zhvillohen ekskursione jashtë trenave, apo sa mund të kushtojnë këto.

“Dream of the Desert” është një nga disa nisma bashkëkohore të transportit në Arabinë Saudite, pasi vendi synon të tërheqë 150 milionë vizitorë në vit deri në vitin 2030 si pjesë e planit të tij “Vizioni 2030”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori