LAJMI I FUNDIT:

As djali i Shkurte Fejzës, Arbër Behluli nuk i siguroi votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet

As djali i Shkurte Fejzës, Arbër Behluli nuk i siguroi votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur publikimin e rezultateve të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, duke zbuluar emrat e fituesve dhe atyre që nuk arritën të siguronin një vend në Kuvendin e Kosovës.

Në mesin e kandidatëve të rinj që synuan përfaqësimin politik, nuk munguan as artistë e figura publike. Një prej emrave që spikati në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ishte Arbër Behluli, djali i këngëtares së njohur Shkurte Fejza dhe njëherësh vëllai i këngëtareve të tjera moderne, Gresa e Besiana Behluli.

Pavarësisht mbështetjes nga nëna e tij, e cila e shoqëroi në tubimet zgjedhore gjatë fushatës, Behluli nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për të siguruar një ulëse në Kuvend.


Votat e Arbër Behluli në KQZ (Foto: KQZ)

Ai, i renditur me numrin 24 në listën e PDK-së, mori vetëm 6,200 vota, një rezultat i pamjaftueshëm për të hyrë në parlament në bazë të numrit të deputetëve që kjo parti pritet t’i ketë.

Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë edhe një herë sfidat me të cilat përballen kandidatët e rinj dhe figurat publike që synojnë të hyjnë në politikë, ku pavarësisht mbështetjes dhe emrit familjar, fitimi i besimit të votuesve mbetet një proces i ndërlikuar. /Telegrafi/

Foto: Shkurte Fejza/YouTube

Në trend Magazina

Më shumë
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

Magazina
Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Magazina
Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Magazina
Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Magazina
Kalo në kategori