Një neurolog ka zbuluar gjashtë strategji “pak të njohura” që të gjithë mund të përdorim për të ulur rrezikun e demencës.
Sipas ekspertit, respektimi i këtyre metodave mund të ndihmojë në mbrojtjen e konsiderueshme të trurit tuaj ndërsa plakeni.
Për shembull vetëm në Mbretërinë e Bashkuar demenca aktualisht prek rreth 900 mijë njerëz.
Sindroma është më e zakonshme tek njerëzit mbi 65 vjeç, megjithatë mosha nuk është faktori i vetëm i rrezikut për zhvillimin e tij.
Hulumtimet në fakt kanë treguar se 40 për qind e rasteve të demencës mund të parandalohen duke bërë disa ndryshime në stilin e jetës tuaj.
Një neurolog me bazë në SHBA, Baibing Chen, i cili njihet më së shumti në internet si Dr Bing, tha disa këshilla se si mund të mbroheni nga demenca.
“Demenca nuk është vetëm diçka që vjen me moshën, ka mënyra reale për të reduktuar rrezikun dhe për ta mbajtur trurin tuaj të shëndetshëm për vitet në vijim. Ju ndoshta keni dëgjuar për ushtrimet e rregullta dhe të hani një dietë të shëndetshme për të parandaluar demencën. Por këtu janë disa strategji më pak të njohura për të mbrojtur trurin tuaj”, thekson eksperti mjekësor.
Kontrolloni dëgjimin tuaj
Sipas Dr Bing, humbja e dëgjimit është një nga faktorët e rrezikut “më të neglizhuar” për demencën. “Edhe humbja e lehtë e dëgjimit mund të rrisë ndjeshëm rrezikun tuaj”, tha ai.
“Nëse keni probleme me dëgjimin, mos prisni, kontrollojeni dhe merrni parasysh aparatet e dëgjimit nëse është e nevojshme. Bëhet fjalë për më shumë sesa thjesht të dëgjuarit, ka të bëjë me mbajtjen e trurit tuaj të angazhuar dhe aktiv”.
Bëni gjumë cilësor
Dr Bing rekomandoi të bëni shtatë deri në nëntë orë gjumë cilësor çdo natë. Ai vazhdoi: “Gjumi është kur truri juaj pastron toksinat dhe riparohet. Gjumi i dobët mund të rrisë rrezikun e demencës. Nëse keni apnea të gjumit, sigurohuni që të trajtohet”.
Qëndroni social
Jeta e juaj sociale mund të ndikojë në rrezikun e demencës. “Izolimi është një faktor rreziku për demencën dhe të qëndruarit afër me miqtë, familjen dhe komunitetin tuaj, pavarësisht nëse është një telefonatë javore, ky angazhim social e mban trurin tuaj të mprehtë”, pohoi neurologu.
Mësoni aftësi të reja dhe sfidoni mendjen tuaj
Dr Bing tha se kjo është “thelbësore” për shëndetin e trurit.
Ai tha: “Qoftë mësimi i një gjuhe të re, apo një instrumenti, mbajtja e mendjes aktive krijon lidhje të reja truri, sa më shumë ta sfidoni trurin tuaj, aq më mirë mund të shmangni rënien njohëse”.
Mbroni kokën tuaj
Kjo mund të duket “e qartë”, por lëndimet në kokë mund të “rrisin ndjeshëm” rrezikun e demencës. “Pavarësisht nëse jeni me biçikletë, apo duke skijuar apo duke luajtur sport, vishni helmeta për të mbrojtur trurin tuaj nga traumat,” tha ai. “Edhe lëndimet e vogla të kokës mund të kenë efekte afatgjata”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ekspertët zbulojnë ushqimet që ulin libidon

Ushtrimet kundër spondilozës: Pengoni ngurtësimin e kurrizit dhe dhembjen me ndihmën e disa ushtrimeve ditore

Shkuji është pranuar zyrtarisht si sëmundje! Shkencëtarët kanë dëshmuar që vret

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit