LAJMI I FUNDIT:

Nga Kurti te Vitia – votat e 10 kandidatëve më të votuar të LVV-së sipas KQZ-së

Nga Kurti te Vitia – votat e 10 kandidatëve më të votuar të LVV-së sipas KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri më tani janë numëruar votat e kandidatëve për deputetë në 92.73% të vendvotimeve.

KQZ tashmë ka filluar që t’i publikoi në faqen e saj zyrtare numrin e votave të kandidatëve nga secili subjekt politik.

Në listën e Lëvizjes Vetëvendosje numrin më të madh të votave e ka Albin Kurti i cili ishte edhe bartës i listës. Kurti ka marrë deri më tani 259 mijë e 532 vota.


Sipas rezutateve të KQZ-së, pas Kurtit renditet Glauk Konjufca me 199 mijë e 136 vota. Për nga numri i votave i treti më i votuari është Faton Peci me 96 mijë e 849 vota, i katërti Hekuran Murati me 94 mijë e 531 vota.

E pesta në listën e LVV-së me numërin më të madh të votave është Albulena Haxhiu me 89 mijë e 601 vota, i gjashti është Xhelal Sveçla me 85 mijë e 632 vota.

Në vendin e shtatë renditet Donika Gërvalla me 79 mijë e 691 vota, i teti Avni Dehari me 68 mijë e 735 vota, e nënta Mimoza Kusari-Lila me 61 mijë e 945 vota dhe i dhjeti është Arben Vitia me 48 mijë e 760 vota.

Numër të madh të votave kanë marrë edhe Shqipe Mehmeti-Selmi, Saranda Bogujevci, Ejup Maqedonci, Hajrullah Çeku , Artane Rizvanolli, etj.

Në nivel vendi nga rezultatet preliminare Lëvizja Vetëvendosje është partia e parë më 40.80% apo 342 mijë e 281 vota.

Për të parë listën e plotë të kandidatëve të LVV-së dhe numrin e votave klikoni KËTU. /Telegrafi/