LAJMI I FUNDIT:

Izraeli pranon trupat e pajetë të katër pengjeve – presidenti kërkon falje për ata që nuk mund t’i kthente të gjallë

Izraeli pranon trupat e pajetë të katër pengjeve – presidenti kërkon falje për ata që nuk mund t’i kthente të gjallë

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë marrë trupat e katër pengjeve izraelite në Gaza.

Sipas raportimeve, IDF do të mbajë një ceremoni ushtarake në kujtim të tyre, ku do të marrin pjesë ushtarë dhe një rabin ushtarak.

Prej aty, eshtrat do të transportohen në një institut të mjekësisë ligjore në Abu Kabir nën shoqërimin e policisë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.


Bëhet e ditur se trupat do t’i nënshtrohen një procesi identifikimi, i cili mund të zgjasë deri në 48 orë në varësi të gjendjes së tyre.

Ndërsa asnjë zyrtar nuk do të lejohet në qendrën mjekësore, e cila do të punojë me kapacitet të plotë për ta bërë procesin sa më të shpejtë, me familjet që do të jenë të parat që do të kenë rezultat.

Ndryshe, presidenti i Izraelit, Isaac Herzog ka kërkuar falje që nuk i ka sjellë të gjallë në shtëpi të gjitha pengjet e marra nga Hamasi.

Rreth 70 pengje ende mendohet se mbahen në Gaza – disa të vdekur, disa të gjallë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

Botë
Kalo në kategori