Pra, plotësohen raporte të rreme sikur në banesat e shqiptarëve, nuk jeton askush.
Këto raporte hartohen nga i ashtuquajturi në ligj “autoritet kompetent” që funksionon si “njësi organizative rajonale”.
Në fakt, kontrollohet direkt nga qeveria e Beogradit përmes ministrisë së brendshme”.
Përcaktimi i një vendbanimi të përhershëm, është komplikuar qëllimisht për shqiptarët.
Ajo përfshin kontrollin nëse një qytetar mund të demonstrojë “lidhjen profesionale, ekonomike, sociale dhe të tjera” me adresën aktuale të regjistruar të banimit. Pikërisht këtu, hyjnë në lojë raportet e rreme që zhbëjnë këto tregues.
‘Institucioni që e vulos aktin administrativ është Ministria e punëve të brendshme duke filluar nga stacioni lokal i policisë në Komunë të Medvegjës gjoja me kërkesa nga organet e pushtetit lokal. Në praktikë një efektiv i thjeshtë i policisë ka mundur të japë një raport që ky qytetar nuk jeton në adresën e tij dhe ajo merret për bazë juridike që t’i shlyhet adresa dhe të çregjistrohet nga sistemi’, u shpreh Arben Ferati, përfaqësues i këshillit Nacional për Medvegjë.
Ligji i Serbisë, ua lë autoriteteve të interpretojnë dhe vërtetojnë faktet për vlefshmërinë e një vendbanimi të përhershëm. Ai u jep atyre fuqinë për të gjykuar për vlefshmërinë e një adrese banimi në të tashmen dhe probabilitetin që një individ të banojë atje në të ardhmen.
Kjo është përdorur për të bërë spastrim etnik në Luginën e Preshëvës. Pasojat më të rënda janë në Medvegjë. Aty shifrat tregojnë se shqiptarët i kanë zhdukur nga çdo regjistër dhe i kanë lënë pa asnjë dokument. Ata jetojnë në trevat e tyre, por për shtetin serb është njësoj sikur të mos ekzistojnë.
‘Fatkeqësisht, tash 14 vite në komunën e Medvegjës ndodh kjo praktikë diskriminuese nga ana e organeve kompetente të shtetit të Serbisë, ku si pasojë 90% e shqiptarëve të Medvegjës i kanë humbur të gjitha të drejtat si qytetarë shkaku i një akti administrativ siç është pasivizimi. Flasim për 4200 banorë të çregjistruar vetëm në komunën e Medvegjës’, u shpreh Arben Ferati, përfaqësues i këshillit Nacional për Medvegjë.
‘Serbia me këto metoda të moderuara po arrin gradualisht jo vetëm të bëjë çregjistrimin e popullsisë por edhe të përvetësojë pronat e tyre’, u shpreh Ragmi Mustafa, raporton tch.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit