Nëse keni probleme me gjumin, mund të jetë si shkak i një ushqimi të cilin mund ta keni ngrënë para gjumit, që përmban kafeinë.
Kafeina është një stimulues që gjendet në kafe, çaj dhe pije energjike, i njohur për aftësinë e saj për të na mbajtur vigjilentë duke stimuluar trurin dhe sistemin nervor.
Autoritetet shëndetësore britanike rekomandojnë shmangien e stimuluesve të tillë të paktën dy orë para gjumit për shkak të efekteve të tyre që nxisin zgjimin.
Megjithatë, pasi kafeina mund të qëndrojë në trup deri në pesë orë, mund të jetë e mençur ta shmangni atë shumë përpara se të planifikoni të flini.
Ndërsa largimi nga pijet me kafeinë si çaji ose kafeja para gjumit është e thjeshtë, është gjithashtu e rëndësishme të shmangni ushqimet që përmbajnë kafeinë, njëra ndër to është çokollata.
Ky ‘snack’ është i pranishëm në shumë ushqime dhe pije, kështu që rishikojeni atë. Llojet e ndryshme të çokollatës përmbajnë nivele të ndryshme të kafeinës.
Çokollata e zezë ka më së shumti, me 43 miligram për 100 gram, e ndjekur nga çokollata me qumësht me 20 miligram për 100 gram, ndërsa çokollata e bardhë nuk përmban kafeinë. Për ta parë këtë në perspektivë, një filxhan kafe mesatarisht përmban më shumë se 94 gram kafeinë.
Por kafeina nuk është i vetmi përbërës në çokollatë që mund të prishë gjumin tuaj.
Teobromina, një stimulues tjetër që gjendet në çokollatën e zezë që i jep asaj shijen e hidhur të veçantë, mund të kontribuojë gjithashtu në pagjumësinë së bashku me kafeinën. Çokollata e zezë, e cila përmban më shumë lëndë të ngurta kakao, ka përmbajtjen më të lartë të teobrominës, ndërsa çokollata e qumështit ka më pak dhe çokollata e bardhë aspak. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ekspertët zbulojnë ushqimet që ulin libidon

Ushtrimet kundër spondilozës: Pengoni ngurtësimin e kurrizit dhe dhembjen me ndihmën e disa ushtrimeve ditore

Shkuji është pranuar zyrtarisht si sëmundje! Shkencëtarët kanë dëshmuar që vret

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit