LAJMI I FUNDIT:

Befasoi me numrin e madh të votave, Sala Jashari dikur ishte këngëtare dhe ka pasur një duet të famshëm me Rovena Stefën

Befasoi me numrin e madh të votave, Sala Jashari dikur ishte këngëtare dhe ka pasur një duet të famshëm me Rovena Stefën

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë kanë sjellë një nga befasitë më të mëdha në kampin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku Sala Jashari ka rezultuar si një nga kandidatet më të votuara.

Sipas rezultateve preliminare që po qarkullojnë në media, ajo ka siguruar mbi 27 mijë vota, duke u renditur si femra e dytë më e votuar brenda PDK-së. Ky rezultat i garanton asaj një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Sala Jashari, e cila vjen nga trungu familjar i Jasharajve të Prekazit, ka pasur një të kaluar artistike para se të përfshihej në politikë.


Votat e kandidatëve të PDK-së deri më tani (Foto: KosovaPress)

Në fëmijëri, ajo ka qenë e njohur për disa këngë, si “Këngë për Flamurin”, “Me Patina” dhe “Nenelokja”, të cilat e bënë të njohur në skenën muzikore shqiptare.

Një nga momentet kulmore të karrierës së saj muzikore ishte dueti me këngëtaren Rovena Stefa, në këngën “Amaneti”, një projekt me motive patriotike i realizuar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Me një përvojë të ndryshme nga kandidatët e tjerë, Sala Jashari ka arritur të fitojë një mbështetje të madhe nga elektorati, duke e bërë atë një nga figurat më të votuara të PDK-së në këto zgjedhje. Tani, ajo pritet të sjellë një energji të re në skenën politike, me një mandat të garantuar në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Magazina
Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Magazina
Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Magazina
“Tërbohet” Egli: Këtë që bëre ti, nuk do ta bëja për një mijë vjet, Gerta: Ju nuk jeni në lidhje

“Tërbohet” Egli: Këtë që bëre ti, nuk do ta bëja për një mijë vjet, Gerta: Ju nuk jeni në lidhje

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Magazina
Kalo në kategori