LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Estonisë uron Osmanin për 17-vjetorin e pavarësisë

Presidenti i Estonisë uron Osmanin për 17-vjetorin e pavarësisë

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Estonisë, Alar Karis.

Në mesazhin e tij, Presidenti Karis ka potencuar marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë sot midis dy shteteve dhe ka shprehur dëshirën për ta forcuar më tej miqësinë në vitet e ardhshme, veçanërisht në fushat e digjitalizimit dhe qeverisjes elektronike.

“Ai ka ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, duke konfirmuar gatishmërinë për të ndarë përvojën e Estonisë në procesin e integrimit në BE dhe reformat përkatëse”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës.


Duke iu referuar takimit të fundit me Presidenten Osmani në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Presidenti Karis ka shprehur shpresën se diskutimi ka dhënë një shtysë të re për bashkëpunimin e ardhshëm dhe se iniciativat e diskutuara do të hapin rrugën për një bashkëpunim domethënës në fusha kyçe me interes të përbashkët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Kalo në kategori