LAJMI I FUNDIT:

Arijanita Jusufi në “Rose”, vajza e cila pasionin e saj për të bukurën e ktheu në profesion

Arijanita Jusufi në “Rose”, vajza e cila pasionin e saj për të bukurën e ktheu në profesion

Arijanita Jusufi është e ftuara e radhës në emisionin “Rose” në Telegrafi Maqedoni.

Një vajzë ambicioze e cila pasionin e saj për të bukurën e ktheu në punë të përditshme dhe profesion më të cilin bën gratë të ndihen e të duken bukur.


Ajo ka themeluar qendrën estetike “Nita’s Face Care”, ku ushtron profesionin e saj si Dermo Estetiste.

Rrugëtimi i saj drejt suksesit ka pasur dhe momente sfiduese, por Arijanita i ndau me ne vetëm dy raste ku është ndier e sfiduar.

“Momente të vështira në karrierë do të kisha përmendur dy raste. Kur disa persona që i kam konsideruar si shumë të afërt, janë humbur, janë heshtur dhe kjo ishte për mua thyerja e parë, sepse unë kam menduar se suksesi duhet të festohet me miqtë. Edhe momenti tjetër është kur për shkak të kërkesave, më është dashur të ndryshoj krejtësisht konceptin e biznesit dhe është dashur plot një vit, punë natë e ditë që të arrijë atë çfarë më është kërkuar”, tha Arijanita.

Arijanita tha se merr dhe jep energji pozitive nga vajzat, e sidomos motiv kryesor për të ishte fakti kur me profesionin e saj ka arritur të motivojë dhe vajza të tjera.

“Vetë fakti që merrem me të bukurën, merrem me vajzat, më jep një energji dhe motiv. Tanimë kur kam nisur disa biznese, më inspiron shumë kur e shoh se ka njerëz të cilët më shohin si motiv dhe shembull, ndaj e them pa modesti dhe kjo është një kënaqësi e veçantë”, u shpreh Arijanita.

Intervistën e këndshme të Arijanitës mund ta ndiqni në linkun e lartë vendosur.

Ky emision mundësohet nga Porsche, Nasa Term, Ama Caffe, City Fashion dhe UEJL. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Lajme
Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Kronika e Zezë
Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Lajme
Kalo në kategori