LAJMI I FUNDIT:

Krimi i pasionit në Shkodër, dedikimet që i riu i bënte të dashurës

Krimi i pasionit në Shkodër, dedikimet që i riu i bënte të dashurës

Historia e dashurisë së një çifti në Shkodër ka përfunduar në mënyrën më tragjike, me një të vetëvrarë dhe një tjetër në spital duke luftuar me vdekjen. Bëhet fjalë për shtetasit Kolë Manaj, 34 vjeç nga Shkodra, dhe Anila Ndoka, 44 vjeç nga Rubiku, të cilët prej pesë vitesh bashkëjetonin me njëri-tjetrin. Manaj humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Ndoka ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Anila, nënë e tre fëmijëve nga martesa e parë, kishte nisur një lidhje dashurie me Kolën nga Shkodra. Në rrjetet sociale ata shfaqeshin shumë të dashuruar, por ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i ngjarjes tragjike.

34-vjeçari shpërndante shpesh në rrjetin Tik Tok dedikime për të dashurën, ku nuk ngurronte t’i shprehte dashurinë.


“Vdes për ty! Në shkoftë një ditë pa të përmendur pa i thënë vetes sa shumë të dua do të thotë se jam çmendur ose diell nuk lind më për mua. Nuk di ç’të them, ndaj dhe hesht më ikin fjalët kur t’shoh në sy kam mendu diçka të thjeshtë shqip e bukur “vdes për ty”,”-shkruhet në dhuratën që 34-vjeçari i kishte bërë 40-vjeçares.

Dyshohet se një sherr mes tyre brenda makinës në pronësi të Anila Ndokës ka bërë që i riu të përdorë armën e zjarrit. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe më pas një ambulancë ka transportuar 44-vjeçaren drejt spitalit.

Ndërsa trupi i të riut është dërguar në morgun e qytetit. Brenda makinës, policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë, ndërsa janë sekuestruar edhe telefonat e viktimave për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori