LAJMI I FUNDIT:

Murtezani në Varshavë: Maqedonia e Veriut përballet me kërcënime hibride

Murtezani në Varshavë: Maqedonia e Veriut përballet me kërcënime hibride

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani sot ka marrë pjesë në mbledhjen joformale të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme (KÇP) të Bashkimit Evropian, që po mbahet në Varshavë, në kuadër të Presidencës polake.

Përfaqësuesit e vendeve anëtare, vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë për anëtarësim në Union diskutuan kërcënimet hibride aktuale me të cilat përballen si vendet anëtare të BE-së ashtu edhe ato aspirante.

Ministri Murtezani mbajti fjalën e tij në kuadër të diskutimit, duke theksuar se Maqedonia e Veriut po përballet drejtpërdrejt me kërcënime hibride, veçanërisht pas harmonizimit të plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.


Ai theksoi se dezinformimi, sulmet kibernetike dhe përpjekjet për të destabilizuar demokracinë janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të minuar vlerat evropiane dhe besimin në procesin e zgjerimit.

Në këtë kontekst, ai theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit me BE-në në fushën e sigurisë kibernetike, shkëmbimit të informacionit dhe integrimit të vendeve kandidate në mekanizmat evropianë të sigurisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori