“Ka qenë një ëndërr e kahmotshme, prej 25 vitesh, të shkruanim një libër për nxënësit” thonë mësimdhënëset e shkollës “Thimi Mitko” në Gjilan, Vlora Jakupi, Gëzime Sahiti dhe Yllka Behluli.
Nga përvoja e tyre shumëvjeçare në mësimdhënie, ato kanë realizuar një projekt të rëndësishëm për arsimin fillor, duke sjellë librin “Sjellja dhe Komunikimi” për tri nivelet e para shkollore. Vlora Jakupi ka botuar librin për nxënësit e klasës së parë, Gëzime Sahiti për klasën e dytë dhe Yllka Behluli për klasën e tretë.
Ky rrugëtim për botimin e këtyre librave ka qenë një proces i gjatë dhe i përkushtuar, të cilin tri mësimdhënëset e rrëfejnë për Telegrafin, duke treguar sesi puna dhe bashkëpunimi i tyre i palodhshëm bënë realitet ëndrrën e kahershme.
Vlora Jakupi, autore e librit “Sjellja dhe Komunikimi 1”, thotë se përmbajtja e këtyre librave është kryesisht e njëjtë për të gjitha nivelet, duke u fokusuar në edukimin e sjelljes së mirë.
“Temat që trajtohen në librin ‘Sjellja dhe Komunikimi 1’ janë kryesisht sjellja e mirë, rregullat në klasë, në rrugë dhe në vende të ndryshme. Këto të gjitha janë të ilustruara me figura dhe foto, gjë që e bën librin shumë tërheqës për fëmijët e klasës së parë. Përveç këtyre, ka edhe hapësira ku ata do të shkruajnë, ngjyrosin dhe realizojnë lojëra të ndryshme në klasë,” ka thënë Jakupi për Telegrafin.
Ajo thekson se, krahas përvojës së saj shumëvjeçare si mësimdhënëse, për të përfunduar këtë libër i janë dashur më shumë se tre muaj punë intensive.
Ideja për këtë botim lindi nga vëzhgimet e saj gjatë punës në shkollë, duke parë se komunikimi dhe sjellja e mirë janë thelbësore për zhvillimin e nxënësve, qoftë në aspektin fizik, emocional apo akademik.
Jakupi shprehet se ky është libri i saj i parë i botuar, por aspak i fundit.
“Ky është libri im i parë, por jo i fundit. Shpresoj të vazhdoj edhe me shkrime të tjera që janë në interes të fëmijëve dhe shoqërisë në përgjithësi,” ka thënë ajo.
Një tjetër botim i rëndësishëm është edhe libri “Sjellja dhe Komunikimi 2”, autorja e të cilit është Gëzime Sahiti.
Ajo shpjegon se ky libër synon që nxënësit, gjatë vitit shkollor 2025/26, të kenë në duart e tyre një burim të vlefshëm për të mësuar rreth sjelljeve të mira.
“Libri ‘Sjellja dhe Komunikimi 2’ është një libër që synon t’i ndihmojë nxënësit të mësojnë për sjelljet e mira në shkollë, shtëpi dhe komunitet, si dhe t’i inkurajojë ata që gjatë komunikimit të përdorin sa më shpesh fjalët magjike ‘Të lutem’, ‘Më fal’ dhe ‘Faleminderit’,” thotë Sahiti për Telegrafin.
Ajo thekson se ky është libri i saj i parë për nxënësit, por jo dhe për arsimin në përgjithësi. Sahiti ka botuar më parë edhe manuale trajnimi për mësimdhënësit në Kosovë.
Sipas saj, realizimi i këtij libri ka qenë një ëndërr e kahershme, por puna intensive për ta jetësuar këtë libër ka nisur që nga shtatori i vitit 2024.
Dhe, libri “Sjellja dhe Komunikimi” për klasën e tretë, i botuar nga mësimdhënësja Yllka Behluli, sjell gjithashtu një përmbajtje të pasur që synon edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve që në moshë të hershme.
“Ky libër edukativ e shkollor për lëndë me zgjedhje i dedikohet sjelljes dhe komunikimin dhe është një burim mësimor që mund të ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si të ndërveprojnë në mënyrë pozitive dhe efektive me të tjerët; në një mjedis shoqëror, familjar dhe shkollor”, thotë Behluli për Telegrafin.
Ajo tregon se botimi i këtij libri ishte një dëshirë dhe ëndërr e kahmotshme, e lindur 25 vjet më parë, që kur filloi të punojë si mësuese.
Si rezultat i diskutimeve të shumta me koleget e saj, Gëzimen dhe Vlorën – autore të librave për klasën e parë dhe të dytë, dhe pas një bashkëpunimi intensiv me shtëpitë botuese, ato morën një ftesë nga drejtuesit e “Magjia e Librit” për të shkruar libra për lëndën me zgjedhje.
“Me shkrimin e librit po merremi prej disa muajsh, por falë përvojës së gjatë në mësimdhënie, arritëm t’i përfundojmë librat në kohë, me përkushtim dhe cilësi,” shprehet Behluli.
Ndër të tjera, ajo thekson se prej vitesh është trajnere e kurrikulës së re, vlerësuese e librave dhe recensente, por ndjenja që përjeton gjatë shkrimit të librave për nxënësit është tjetër nivel.
Behluli thotë se ky është libri i saj i parë për nxënësit, por paralelisht po punon për botime të tjera për fëmijë.
Vlora, Gëzimja dhe Yllka, tri mësimdhënëse që i sollën fëmijëve këto libra për t’u lehtësuar konceptin e sjelljes dhe komunikimit, synojnë të vazhdojnë punën e tyre me botime të reja që trajtojnë tema të ndryshme në të mirë të gjithë shoqërisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Policia në Gjilan për një javë shqipton mbi 1 mijë gjoba – apelon qytetarët të respektojnë dispozitat ligjore në trafik

Mirënjohje për kontributin – Kryetari Haliti nderon mësimdhënësit e pensionuar

Festivali “BookFest” drejt përmbylljes në Gjilan – Lexuesit e rinj tregojnë interes të madh për librat

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës