LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 24° fair_day

Mbahet karvani i 26-të i shkrimtarëve për fëmijë – zërat e rinj poetikë në skenën letrare në Gjilan

Mbahet karvani i 26-të i shkrimtarëve për fëmijë – zërat e rinj poetikë në skenën letrare në Gjilan

Bibloteka “Fan Noli” në Gjilan ishte sot nikoqire e karvanit të 26-të të shkrimtarëve të rinj, një aktivitet që promovon krijimtarinë letrare të nxënësve.

Në këtë orë letrare morën pjesë nxënës nga shkollat: Zhegër, Përlepnicë, “Rexhep Elmazi” dhe “Thimi Mitko”, në Gjilan.

Në hapje të aktivitetit, koordinatori i karvanit, Xhevat Syla, tha se ky takim është organizuar me qëllim që të dëgjohen zërat krijues të brezit të ri dhe të inkurajohen talentet e reja në letërsi.


Në orën letrare të mbajtur në kuadër të Karvanit të 25-të të Shkrimtarëve të Rinj në Gjilan, nxënësit pjesëmarrës sollën krijimet e tyre poetike, duke i dhënë ngjyrë dhe emocion këtij aktiviteti kulturor.

Të pranishmit patën rastin të dëgjojnë poezinë “Drita e Mëngjesit” nga Tara. Noara Kadriu u prezantua me tri poezi, por recitoi “Mësueses sime”, ndërsa Dora Haliti, nga tri krijime, zgjodhi të ndajë me publikun poezinë “Kopshti im”.

Poezia “Malli për Atdhe” u soll nga Arsa Kerqeli, ndërsa Helena Nuredini recitoi vargjet kushtuar nënës. Dea Bislimi prezantoi poezinë “17 Shkurti”, ndërsa Majla Grabovci, edhe pse kishte shkruar 12 poezi, recitoi vetëm një – “Babai im”.

Krijimi poetik “Qelin lulet” u prezantua nga Anda Idrizi, ndërsa “Kur zemrat flasin” u soll nga Oliona Idrizi. Alba Kryeziu recitoi poezinë “Pranvera ka ardhur”, Amela Kastrati u paraqit me “Fluturo ëndërr”, ndërsa Diola Qerkini me “Kopshti i zjarrtë”.

Alisa Aliu prezantoi poezinë “Shkolla ime – Selami Hallaqi”, ndërsa Nina Kqiku, e cila ka mbi 150 libra dhe 45 poezi të shkruara, e përmbylli këtë orë letrare me vargjet e saj kushtuar “Kosovës”.

Ndryshe, koordinatori i organizatës, Xhevat Syla, tha se Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva” është një organizatë që bashkon shkrimtarë për fëmijë nga e gjithë Kosova dhe më gjerë.

Sipas tij, kjo nismë është themeluar menjëherë pas luftës, në vitin 2000, nga shkrimtari Agim Deva, i cili për nëntë vite me radhë e udhëhoqi organizatën me përkushtim të madh. “Pas një sëmundjeje të rëndë, Agim Deva ndërroi jetë, dhe në nderim të figurës dhe kontributit të tij, organizata sot mban emrin e tij”, tha Syla.

Ai shtoi se Karvani viziton shkolla të ndryshme nëpër trojet shqiptare dhe se aktiviteti i mbajtur në Gjilan ishte i 26-ti me radhë që nga themelimi i organizatës.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe emra të njohur të letërsisë për fëmijë e të rritur si: Ibrahim Kadriu – shkrimtar i njohur i poezisë, Teuta Elshani – autore e letërsisë për fëmijë, Ramadan Mehmeti – autor i poezisë dhe prozës për të rritur e fëmijë, Avdush Canaj – shkrimtar për të rritur dhe fëmijë, si dhe Xhemajl Karadaku – autor i një numri të madh veprash letrare. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Veç je femër se me qenë mashkull ndryshe do kishim folur unë e ti", debat i ashpër mes Robert Berishës dhe Afërdita Paqaradës në emision

Magazina

"Policia, të gjithë barkas", momenti i arrestimit të shtatë të 'fortëve' të Durrësit

Lajme
Është Kuvendi apo 'Red Carpet'? Adriana Matoshi sfidon kodin e veshjes me një paraqitje ekstravagante në parlament

Është Kuvendi apo 'Red Carpet'? Adriana Matoshi sfidon kodin e veshjes me një paraqitje ekstravagante në parlament

Magazina
Edhe Shota Baraliu në mesin e grevistëve të ndërmarrjes

Edhe Shota Baraliu në mesin e grevistëve të ndërmarrjes "Pastrimi" në Prishtinë - aktorja që prej vitesh punon në këtë ndërmarrje publike

Magazina
Për të 20-ën herë dështon konstituimi i Kuvendit

Për të 20-ën herë dështon konstituimi i Kuvendit

Lajme

"Indirekt më kërkuan të votoj Haxhiun për postin e kryetares", Balje: Sigurisht që e refuzova

Lajme
Kalo në kategori