Me autorizim nga organizatat e shoqërisë civile që e përbëjnë Iniciativën CorrWatch, Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike sot ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë padinë deklarative kundër Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) lidhur me mohimin e të drejtës së monitorimit të procesit rekrutues për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj Ministrie.
Në njoftimin e GLPS-së thuhet se nga provat që përmban kjo padi, konstatohet se Ministria e Financave ka zhvilluar fazat e rekrutimit për Sekretar të Përgjithshëm në MFPT sipas konkursit të shpallur më 6 gusht 2024, pa respektuar obligimin ligjor që fazat e rekrutimit të monitorohen nga shoqëria civile.
“Në vend se MFPT të ishte shembull që përmes rolit aktiv të saj t’i ftonte organizatat e shoqërisë civile në monitorimin e fazave të këtij procesi rekrutues, me qëllim të rritjes së transparencës dhe respektimit të obligimit ligjor që rrjedh nga Ligji për Zyrtarët Publik (LZP), ky institucion zgjodhi heshtjen dhe injorimin e kërkesave të vazhdueshme për monitorim të parashtruara nga Iniciativa CorrWatch.
Si Paditës, vlerësojmë që mohimi i të drejtës për monitorim të procesit rekrutues paraqet një shembull tipik se si institucionet e administratës publike, në procedurat rekrutuese për pozita të kategorisë së lartë drejtuese, nuk i zbatojnë në përpikëri rregullat dhe parimet e legjislacionit për shërbimin civil që është i aplikueshëm në Kosovë”, thuhet në njoftim.
GLPS tutje thekson se një shkelje e tillë nga MFPT-ja mund të krijoj praktika të tilla të paligjshme të cilat mund të ndiqen nga institucionet e tjera publike, me qëllim të shmangies së monitorimit nga shoqëria civile, duke cenuar kështu vet parimet mbi të cilat bazohet rekrutimi i zyrtarëve publik të përcaktuara në LZP.
Përmes kësaj padie, Gjykatës i është kërkuar që të deklaroj të drejtën që i njihet nga LZP-ja që në procedura të rekrutimit për pozita të kategorisë së lartë drejtuese në cilësinë e vëzhguesve mund të marrin pjesë përfaqësues nga shoqëria civile dhe sindikatat.
“Po ashtu, ta obligoj MFPT-në dhe të gjitha institucionet publike që të krijojnë kushte dhe ndërmarrin hapa të ligjshëm për të ofruar mundësi që në procedura të rekrutimit për pozita të kategorisë së lartë drejtuese në cilësinë e vëzhguesve të marrin pjesë përfaqësues nga shoqëria civile dhe sindikatat.
Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike mbetet e përkushtuar që konkurset për pozita të kategorisë së lartë drejtuese të zhvillohen konform legjislacionit në fuqi, duke garantuar transparencë, meritokraci dhe llogaridhënie”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

ASH-Sela: Heqja e 20% nuk guxon të ndërlidhet me ndryshimin e stemës

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: ‘Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Kamerat kineze në institucione, ku janë zëvendësuar e ku jo?

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës