LAJMI I FUNDIT:

Rama i përgjigjet akuzave për lidhjet me Sorosin: E kam mik, lërini historitë me amerikanë se s’jemi kërthiza e botës

Rama i përgjigjet akuzave për lidhjet me Sorosin: E kam mik, lërini historitë me amerikanë se s’jemi kërthiza e botës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shprehur se Alex Sorosin dhe të atin e tij i ka miq, dhe se është krenar për këtë miqësi.

Komentet Rama i bëri pas akuzave të kryedemokratit Sali Berisha dhe strategut amerikan të fushatës së tij, Chris LaCivita, të cilët janë shprehur se kryeministri është kukulla e Xhorxh Soros.

Rama këshilloi opozitën që të lënë mënjanë historitë me amerikanë, pasi sipas tij, Trump dhe Soros i zgjidhin vetë mosmarrëveshjet e tyre.


Shefi i ekzekutivit i tha opozitës po ashtu që të fokusohet te situata në vend, pasi sipas tij, Shqipëria nuk është qendra e botës.

“Alex Sorosin e kam pasur mik, të atin po ashtu. Dhe jam krenar për atë miqësi. Përrallat dhe historitë që lidhin gjëra që nuk kanë lidhje nuk më impresionojnë. Dhe unë kam dhe miq të tjerë që nuk janë miq me ta dhe nuk bëj spekulime.

Mos u bëni qesharakë, lërini historitë me amerikanë t’i zgjidhin mes amerikanësh. Mos bëni sikur ne jemi kërthiza e botës.

Shih koleksionin e fotove të mia dhe do shihni se kjo që them është e vërtetë. Jam në takime të niveleve të larta falë besimit të popullit. Këto historitë me kukulla mos i hani se nuk iu çojnë diku”, tha Rama gjatë fjalës së tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Sociale
Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Drejtësi
Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Politikë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Kamerat kineze në institucione, ku janë zëvendësuar e ku jo?

Kamerat kineze në institucione, ku janë zëvendësuar e ku jo?

Siguri
Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Lajme
Kalo në kategori