Administrata Trump ka filluar të pushojë qindra punonjës të Administratës Federale të Aviacionit (FAA), sipas sindikatës së Specialistëve Profesionistë të Sigurisë së Aviacionit (PASS), javë pas një përplasjeje fatale të aeroplanit dhe njw helikopteri në Uashington DC.
Disa qindra punëtorë të agjencisë – të cilët në përgjithësi kanë qenë në pozicionet e tyre për më pak se një vit – e morën lajmin përmes emailit vonë të premten në mbrëmje, tha një deklaratë nga kreu i PASS, Alex Spero.
Është një pjesë e një përpjekjeje për uljen e kostove, e drejtuar nga Departamenti i Efiçencës së Qeverisë (Doge) i Elon Musk, që synon të shkurtojë në mënyrë drastike fuqinë punëtore federale, transmeton Telegrafi.
Spero i quajti shkarkimet “të turpshme”, dhe tha se ato “do të rrisin ngarkesën e punës dhe do të vendosin përgjegjësi të reja mbi një fuqi punëtore që tashmë është pakësuar”.
Sipas deklaratës së Spero, punëtorët e prekur përfshijnë specialistë të sistemeve, inspektorë sigurie, mekanikë të mirëmbajtjes dhe personel administrativ.
Duke kritikuar masën, Spero tha se FAA “tashmë është sfiduar nga mungesa e personelit” dhe se vendimi për shkurtimin e stafit ishte “i pandërgjegjshëm pas tre aksidenteve vdekjeprurëse të aeroplanit në muajin e kaluar”, duke përfshirë rrëzimin pranë aeroportit Ronald Reagan të Uashington DC, në të cilin 67 njerëz humbën jetën.
Jason King, i cili është në mesin e të pushuarve nga puna, tha se ishte i shqetësuar se si do të ndikonte masa në sigurinë e aviacionit.
Ai i tha WUSA9, se shkarkimi i njerëzve të përfshirë drejtpërdrejt me sigurinë ajrore është “shqetësues për sigurinë publike në hapësirën tonë ajrore kombëtare”.
King, puna e të cilit në FAA përfshinte adresimin e drejtpërdrejtë të shqetësimeve të sigurisë, tha se masa “kërcënon besimin e publikut dhe rrit gjasat e aksidenteve në të ardhmen”.
“Siguria e aviacionit nuk duhet trajtuar kurrë si një zë buxhetor që thjesht mund të shkurtohet plotësisht”, shtoi ai.
Të hënën, një ekip nga SpaceX i Elon Musk do të vizitonte FAA për të sugjeruar përmirësime në sistemin e kontrollit të trafikut ajror të SHBA-së, pas përplasjes së aeroplanit me një helikopter në Uashington DC në janar.
Megjithëse Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit nuk e ka përcaktuar ende shkakun e përplasjes, nivelet e personelit në kontrollin e trafikut ajror në aeroport, thuhet se ishin nën nivelet normale në mbrëmjen e përplasjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit