LAJMI I FUNDIT:

Shukova: Qeveria nuk përgjigjet me masa, LSDM ofron zgjidhje për uljen e çmimeve

Shukova: Qeveria nuk përgjigjet me masa, LSDM ofron zgjidhje për uljen e çmimeve

E shohim që nuk ka fare mbrojtje të konsumatorit, shohim që çmimet po rriten, shohim që nuk ka mbështetje për ekonominë dhe për këtë po dalim me një grup prej shtatë masash, e para prej të cilave është ligji që e kemi dorëzuar sot në Kuvend, me të cilin kërkojmë ndërhyrje në taksën për energjinë elektrike dhe produktet bazë ushqimore, tha nënkryetarja e LSDM-së, Kaja Shukova.

Shukova për “Telma” theksoi se kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në paratë që mbeten në xhepat e qytetarëve.

“Për ne është e pakuptueshme se si në një kohë kur ka inflacion të ulët prej 2-3%, mund të ketë një rritje enorme të çmimeve prej 30%. Mendojmë se në këtë moment duhet të mbrohen qytetarët, siç kemi bërë kur kemi pasur inflacion mbi 15% dhe kur kemi mundur të ofrojmë pako si për qytetarët, ashtu edhe për ekonominë dhe kemi arritur ta mbajmë buxhetin stabil, mendoj se kjo qeveri duhet ta pranojë këtë propozim të LSDM-së dhe koalicionit dhe t’i ndihmojë qytetarët, sepse është e qartë se ata nuk mund të përballen me këto çmime”, tha Shukova.


Ajo theksoi se ligji për praktikat e padrejta tregtare, si mekanizëm që do të ndihmojë në rregullimin e çmimeve, është në fuqi, por nuk zbatohet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori