Organizuar nga Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, në ambientet e amfiteatrit të Institutit të Historisë, sot nisi Konferenca e parë shkencore për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, në të cilën mori pjesë kryeministri Albin Kurti.
Në fjalën e tij, Kurti potencoi para të pranishmëve se kjo konferencë është një dëshmi e vendosmërisë sonë për të mos harruar ata që ranë në rrugën e çlirimit, ata që ende kërkojnë të afërmit e tyre të zhdukur me dhunë, për të cilët kemi përgjegjësi morale, shoqërore dhe institucionale që krimet të mos mbeten të pandëshkuara dhe të mos përsëriten kurrë më.
Më tej, ai shtoi se konferenca e sotme dhe vëllimi akademik që do të pasojë, dëshmojnë përkushtimin tonë për ta adresuar të kaluarën me fakte dhe përgjegjësi.
“Shteti i Kosovës mbetet i palëkundur për të zbardhur të vërtetën, për të ruajtur kujtesën kolektive dhe për të garantuar që drejtësia do të vihet në vend.
Institutin për krimet e Kryera Gjatë Luftës e kemi themeluar me misionin fisnik, dokumentimin e të vërtetës historike.
Konferenca e sotme dhe vëllimi akademik që do të pasojë, dëshmojnë përkushtimin tonë për ta adresuar të kaluarën me fakte dhe përgjegjësi”, tha ai.
Kryeministri theksoi se krimet nuk mund të mbeten në heshtje, e as të mbulohen me harresë, andaj ne vazhdojmë të flasim, të shkruajmë dhe të dëshmojmë, derisa çdo krim të dokumentohet e ndëshkohet, e çdo viktimë të ketë drejtësi.
Kjo konferencë ndërkombëtare e organizuar nga Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë do të zgjasë tri ditë dhe do të mbledhë për diskutim pjesëmarrës nga fusha të ndryshme, përfshirë profesorë, akademikë, studiues, drejtues e përfaqësues të institucioneve dhe të organizatave të shoqërisë civile./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bajrit i jepet masa “arrest me burg”, transferohet në bllokun e sigurisë në Tiranë

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Kryetari i ASHAM, Popov: Nevojitet rivendosja e bashkëpunimit me Akademinë e Shkencave të Bullgarisë

Konjufca edhe në këto zgjedhje mori mbi 200 mijë vota, ministri Peci e Murati ndër më të votuarit e 9 shkurtit

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut - Kosovë, inspektohen punimet për "One Stop Shop" në Bllacë

Profesori Dashnor Nebija diagnostikohet me kancer, kërkohet ndihmë për trajtim mjekësor jashtë vendit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës