LAJMI I FUNDIT:

Pavarësi e Pavarësim, emrat që iu vënë vajzave dhe djemve në Kosovë

Pavarësi e Pavarësim, emrat që iu vënë vajzave dhe djemve në Kosovë

Shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008, konsiderohet një ndër datat më të rëndësishme të historisë së deritashme të Kosovës.

Pas kësaj date, qytetarët kanë zgjedhur të pasqyrojnë frymën e këtij momenti historik edhe përmes emrave.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 15 vajza në vendin tonë kanë emrin Pavarësia, derisa me emrin Pavarësim janë 24 djem në Kosovë.


Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rajonet e Prishtinës dhe Ferizajt janë ato ku emri “Pavarësia” ka marrë më shumë popullaritet, kurse “Pavarësim” është më i pranishëm në rajonin e Prizrenit dhe Ferizajt.

Ky fenomen tregon se qytetarët, në mënyrë simbolike, lidhin identitetin e tyre me këtë periudhë të rëndësishme për vendin, duke shfaqur krenari dhe respekt për pavarësinë e fituar të Kosovës.

Më 17 shkurt, Kuvendi i Kosovës u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme dhe në orën 15:45 minuta ai e shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori