Nga Kosova e matanë kufirit, me qindra qytetarë po bëjnë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Nën tingujt patriotik, me ngjyrat e flamurit kombëtar e të Kosovës, në këtë vend legjendar sot po shënohet 17-vjetori i pavarësisë së Kosovës.
Haki Gërguri nga Fieri i Shqipërisë thotë se gjaku i familjes Jashari nuk duhet të keqpërdoret nga pushtetarët.
“Gjaku i Jasharëve nuk duhet të shkelet edhe të keqpërdoret nga mandatet e pushtetarëve. Një njeri që ka luftuar, tërë populli shqiptar në përgjithësi ka kontribuar, qoftë ato nëna që kanë gatuar për ushtarët, ato vëllezër e motra që e kemi një gjak, kontribut quhet ai që e ka luajtur gishtin. Kjo luftë mendoj, Prekazi është djepi i trimave, është djepi i lirisë. Kemi ardhur ne të “vdekurit” me i pa të “gjallët”, në një ditë do të vdesim ndoshta nuk do të shkruhet asgjë për ne, por ata nuk kanë vdekur dhe nuk do të vdesin kurrë sepse me qindra vite do të kujtohen për kontributin që kanë dhënë”, shprehet ai.
E Dife Vladi nga Vlora, rreth të 70-tave, për herë të parë viziton Prekazin legjendar.
“Shumë e lumtur, shumë mirë. Ne jemi vëllezër…në këtë vend vijmë për herë të parë”, shprehet ajo.
Në datat historike për shtetin e Kosovës, Nazif Visoqi vjen nga Istogu në Prekaz, për të nderuar sakrificën e familjes heroike.
“Ky vend për neve është vend i shenjtë për gjithë kombin shqiptar…. e kujtoj [pavarësinë] me kënaqësinë më të madhe që e kemi fituar lirinë falë gjakut të dëshmorëve, së pari familjes Jashari, gjithë të tjerëve dhe dëshmorëve të kombit”, thotë ai.
Megjithatë, ai konsideron se nuk është arritur amaneti i dëshmorëve të rënë.
“Ende ky popull, ky komb ende ka përçarje. Është dashur që sa më fort të afrohemi dhe të duhemi sa më shume mes vete dhe ta luftojmë të keqen”, shton ai.
Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz kanë bërë edhe krerët e shtetit dhe liderë të partive politike në vend.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit