LAJMI I FUNDIT:

Nga Hasan Prishtina te Hashim Thaçi – Kurti kujton figurat historike që quan në themelimin e shtetit të Kosovës

Nga Hasan Prishtina te Hashim Thaçi – Kurti kujton figurat historike që quan në themelimin e shtetit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e parakalimit të trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, ka thënë se në historinë moderne të Evropës, krijimi i shtetit të Kosovës është një nga historitë më të fuqishme dhe shembullore.

Ai ka thënë se Kosova është shembull i përparimit të vetëdijes së një populli për liri dhë këmbënguljes së tij për shtet.

“Republika e Kosovës njëmend është shteti më i ri në kontinentin e vjetër, por shteti me historinë më të gjatë të përpjekjes së krijimit të tij”, ka thënë Kurti.


Kurti ka shtuar se ne jemi popull atutokton dhe se Republika e Kosovës është rezultat i të gjithë atyre që luftuan e u përpoqën për këtë vend që nga Hasan Prishtina e deri tek rreshteri Afrim Bunjaku, heroi më i ri i Kosovës.

“Republika e Kosovës është rezultat i protestave të qytetarëve, demonstratave popullore, grevave të punëtorëve e minatorëve, dhjetëra mijëra të burgosurve politikë që nga Adem Demaci e deri te Ukshin Hoti. Është rezultat i të gjithë dëshmorëve që nga Azem Bejta e Shaban Polluzha e deri te Zahir Pajaziti dhe kryekomandanti i UÇK-së, Adem Jashari”, tha Kurti.

17 vjet shtet - Kosova feston shpalljen e pavarësisë
Lexo po ashtu 17 vjet shtet - Kosova feston shpalljen e pavarësisë

Kryeministri përmendi edhe ish-presidentin Ibrahim Rugova, për të cilin tha se ndonëse nuk e arriti për së gjalli 17 shkurtin e 2008, e thirri dhe e shpresoj atë ditë deri në frymën e fundit.

Kurti tha se mbi të gjitha Republika e Kosovës është rezultat i UÇK-sëdhe luftës së drejtë të saj, që u ndihmua nga SHBA-të dhe vendet aleate të NATO-s.

Ai përmendi edhe ish-kryeministrin e atëhershëm Hashim Thaçi.

“Republika e Kosovës është aktit sipëror të brezit më të ri dhe të zgjedhurve të populli të saj emrat e të cilëve lexohen pas firmave të nënshkruara në deklaratën e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 nga 109 deputetë të Kuvendit dhe nga krerët shtetëror të asaj kohe, presidenti Fatmir Sejdiu, kryekuvendai Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaçi”, tha Kurti.

Kryeministri në fund tha se e bekuar qoftë rruga e Kosovës krah Shqipërisë bashkë me SHBA-të dhe shtetet tjera evropiane dhe aleate. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori