Taravari: E pamundur që për tetë muaj shëndetësia e Maqedonisë të shndërrohet si ajo norvegjeze apo suedeze

Kemi trashëguar shëndetësi të shkatërruar dhe plotësisht të degjeneruar dhe është normale që është e pamundur në mënyrë magjike shëndetësia e vendit tonë të shndërrohet në shëndetësi norvegjeze apo suedeze për 7 deri 8 muaj, tha ministri Arben Taravari në një intervistën javore për Radion Evropa e Lirë.
Muajt e fundit, siç thotë ai, kanë bërë gjithçka për të përmirësuar situatën, duke përmendur se është nënshkruar marrëveshje kolektive me kuadrin dhe personelin mjekësor.
“Janë rritur pagat e mjekëve për pesë për qind vitin e kaluar, nga 1 nëntori dhe pesë për qind të tjera duhet të paguhen në muajin mars, ndërsa për infermierët janë rritur deri 17 për qind. Kjo është një nga gjërat që është bërë”, tha Taravari.
Në lidhje me punësimin e shpallur të 600 specializantëve privatë, thotë se spitalet së shpejti mund të shpallin vetë konkurset dhe t’i punësojnë. Ai njoftoi se 300 do të punësohen deri në fund të marsit, 300 të tjerë deri në fund të dhjetorit 2025.
“Konkretisht 1.200, respektivisht 1.180 personel mjekësor, në përgjithësi, të cilët kanë qenë me kontratë pesë, 10 e më shumë vite, gjithashtu deri në fund të muajit mars, të gjithë këtyre duhet t’u jepet vendim në institucionet shëndetësore. Megjithatë, ne presim që së bashku me specializantët, edhe këta të trajtohen”, tha ministri.
Ai pret që SPQ “8 Shtatori” së shpejti të bëhet spital rajonal dhe se po punohet intensivisht për përgatitjen e gjithë dokumentacionit. Siç tha, jo vetëm “8 Shtatori”, por edhe spitalet klinike në Tetovë, Shtip dhe Manastir do të bëhen spitale rajonale.
Në intervistë për REL, ministri i Shëndetëssë u përgjigj edhe në pyetjen për borxhet e grumbulluara në spitale dhe për racionalizimin e tyre. Lidhur me borxhet, vlerëson se duhet të gjnedet zgjidhje, ndërsa një nga zgjidhjet e mundshme,m thotë, “ndoshta është kur ta bëjmë Strategjinë që të mendojmë të fillojmë nga fillimi”.
Lidhur me nevojën e racionalizimit të spitaleve, Taravari u përgjigj se “ne kemi shëndetësi luksoze për momentin” pasi spitalet që ofrojnë të njëjtat shërbime për pacientët, funksionojnë në dy qytete të afërta.
“Është e pamundur të kemi shtatë spitale në Strugë dhe Ohër, që janë shtatë kilometra larg njëri-tjetrit. Është e pamundur që Tetova dhe Gostivari, të cilat janë 25 kilometra larg njëra-tjetrës, ose 20 minuta me veturë ose 30 minuta, të kenë dy spitale të mëdha që do të trajtojnë pediatrinë, ortopedinë, kirurgjinë dhe gjinekologjinë. Dhe ka më shumë spitale të tilla në të gjithë vendin, në qytete që janë 20-30 km larg dhe kanë dy spitale të mëdha. Duhet të mendojmë afatgjatë”, ka shtuar Taravari në intervistën për Radion Evropa e Lirë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës