LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon ministrin e Financave të Gjermanisë, diskutohet përforcimi i marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike

Kurti takon ministrin e Financave të Gjermanisë, diskutohet përforcimi i marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti takoi mbrëmë ministrin e Financave të Gjermanisë, Jorg Kukies, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Sipas njoftimit për media u bë e ditur se Kurti dhe Kukies diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, përfshirë ato në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, dhe për mundësitë dhe rëndësinë e shtimit të shkëmbimeve tregtare, investimeve të huaja dhe bashkëpunimit ekonomik.

“Gjatë bisedës, kryeministri Kurti veçoi zbatimin e 12 profileve të arsimit dual dhe planet për shtimin edhe të 10 të tjerave për të zgjeruar lidhjet ndërmjet shkollimit profesional dhe tregut të punës, përkatësisht arsimit me ekonominë, rolin e diasporës sonë për forcimin e urave ndërmjet dy vendeve, dhe progresin, ofertën për investitorë të huaj dhe përparësitë e sektorit te teknologjisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.


Kryeministri shprehu mirënjohje për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Kalo në kategori