LAJMI I FUNDIT:

Nenad Rashiq akuzon për parregullsi në numërimin e votave, paralajmëron padi

Nenad Rashiq akuzon për parregullsi në numërimin e votave, paralajmëron padi

Partia serbe “Za Slobodu Pravdu i Ostanak” (SPO) ka paralajmëruar se do të ndërmarrë masa ligjore për cenim të votave gjatë procesit zgjedhor të 9 shkurtit, por nuk ka treguar nëse do të bëhet fjalë për Listën Serbe, të dirigjuar nga Beogradi.

Nenad Rashiq, kryetar i kësaj partie, ka paralajmëruar se autorët e parregullsive do të ndiqen penalisht dhe ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal, për të mbrojtur vullnetin e zgjedhësve dhe për të ruajtur integritetin e procesit zgjedhor.

“Rasti i parë ka të bëjë me komisionin e vendvotimit në Novobërdë, vendvotimin 1404, fshati Bostane, i cili është nënshkruar nga të gjithë anëtarët e komisionit të vendvotimit, ku jemi dëmtuar me 9 vota. Në procesverbal thuhej se kishim zero vota, ndërsa numërimi i sotëm nga komisioni komunal i numërimit të votave konstatoi se në atë pozitë kishim 9 vota”, ka shkruar ai në Facebook.


Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time
Lexo po ashtu Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Rashiq ka thënë se kanë gjetur parregullsi që cenojnë rëndë drejtësinë e zgjedhjeve dhe vullnetin e disa qytetarëve.

“Disa nga qytetarët që kanë përkrahur opsionin tonë politik nuk kanë pasur mundësi që zëri i tyre të njihet siç duhet. Në hapat e ardhshëm do të veprojmë në përputhje me ligjin. Vendosmëria jonë për të mbajtur drejtësinë do të jetë e palëkundur, sepse vetëm përmes zgjedhjeve të ndershme mund të garantojmë përparimin e komunitetit”.

Rezultatet preliminare të KQZ-së, pas numërimit të 99.72 për qind të votave, tregojnë se për partinë Za Slobodu Pravdu i Ostanak kanë votuar 3 mijë e 960 qytetarë ose 0.47 për qind, ndërsa Lista Serbe, e afërt me Beogradin zyrtar, ka marrë 4.55 për qind ose 38 mijë e 83.

Serbët kanë dhjetë ulëse të rezervuara në Kuvendin e Kosovës, të cilat pas zgjedhjet 2021 i takuan Listës Serbe, pas presionit të Beogradi zyrtar ndaj serbëve lokalë të Kosovës që të mos votojnë subjektet e tjera politike serbe, por të ndjekin politikat e dirigjuara nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Politikë
LDK e LVV

LDK e LVV "kapen" për një fletëvotim në Prishtinë

Lajme
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Lajme
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Lajme
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Lajme
Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Lajme
Kalo në kategori