LAJMI I FUNDIT:

Prishtina e mposht me përmbysje Vëllaznimin në kryeqytet

Prishtina e mposht me përmbysje Vëllaznimin në kryeqytet

Sigal Prishtina fitoi përballë Vëllaznimit në kryeqytet me rezultat 85:77 (16:23, 19:19, 23:21, 27:14), në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të ProCredit Superligës.

Kuqezinjtë e nisën sfidën më mirë, duke pasur epërsi deri në 11 pikë, 12:23, në çerekun e parë, që përfundoi 16:23.

Megjithatë, prishtinasit u rikthyen për të afruar shifrat në 32:33, por sërish mysafirët u shkëputën për të shkuar në pushim me rezultat 35:42.


Bardhekaltrit e nisën furishëm periudhën e tretë, për të përmbysur shifrat në 46:42, por skuadra nga Gjakova sërish arriti të rikthehet, ku shifrat pas 30 minutash ishin 58:63.

Por, në dhjetëminutëshin e fundit, sidomos në tre minutat e fundit, bardhekaltrit arritën përmbysjen dhe fituan 85:77.

Te vendasit Josh Nzeakor shënoi 17 pikë, Rashid Mahalbasic 16 pikë e dhjetë kërcime dhe Daniel Lendreaj 14 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime, kurse te mysafirët u dalluan Jericole Hellems me 19 pikë dhe Trey Anderson me 17.

Sigal Prishtina tani ka 13 fitore e tetë humbje, derisa Vëllaznimi 11 fitore e dhjetë humbje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Erdhi me shumë bujë tek Barcelona – Roque bën hap mbrapa në karrierë

Erdhi me shumë bujë tek Barcelona – Roque bën hap mbrapa në karrierë

La Liga
“Ata kishin një problem të madh”, Ronaldo Nazario godet ish-klubin e tij Barcelonën

“Ata kishin një problem të madh”, Ronaldo Nazario godet ish-klubin e tij Barcelonën

La Liga
Barcelona mund ta transferojë yllin e Ligës Premier vetëm nëse largohet Lewandowski

Barcelona mund ta transferojë yllin e Ligës Premier vetëm nëse largohet Lewandowski

La Liga
Man United po bën 'çmendurinë' - gati oferta prej 150 milionë eurosh për yllin e La Ligas

Man United po bën 'çmendurinë' - gati oferta prej 150 milionë eurosh për yllin e La Ligas

Premier League
Omar Marmoush 'shokon' Ligën Premier me het-trikun e tij të shpejtë te Man City

Omar Marmoush 'shokon' Ligën Premier me het-trikun e tij të shpejtë te Man City

Premier League
Milani i gatshëm të ‘sakrifikojë’ njërin prej dy yjeve të ekipit për të financuar blerjen e Joao Felix

Milani i gatshëm të ‘sakrifikojë’ njërin prej dy yjeve të ekipit për të financuar blerjen e Joao Felix

Serie A
Kalo në kategori