LAJMI I FUNDIT:

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses, Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses, Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka, ka reaguar për herë të parë pas përmendjes së emrit të saj në një bisedë private për mundësinë e përfshirjes së saj në ndonjë qeveri të mundshme.

Në një postim në Facebook, Caka e mohoi çdo diskutim për ndonjë funksion publik apo politik.

“Nuk kam diskutuar me asnjë person e as parti politike rreth asnjë funksioni publik e politik, si dhe nuk kam asnjë interesim për diskutime të tilla”, deklaroi ajo.


Caka tha se ky është reagimi i saj i parë ndaj “sulmeve, shpifjeve dhe linçimit” që, sipas saj, po karakterizojnë diskursin publik në Kosovë.

“Një bisedë në të cilën është përmendur emri im, pa dijeninë dhe pa miratimin tim, ka mjaftuar për të filluar një fushatë agresive dezinformimi, bazuar në kauza të motivuara politikisht, përfshirë kundër institucioneve të Republikës. Për këtë arsye, e pashë të nevojshëm një sqarim të shkurtër dhe të prerë”, theksoi ajo.

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese u shpreh se ndjehet krenare për shërbimin e saj në mbrojtje të rendit kushtetues dhe vlerave të demokracisë në Republikën e Kosovës.

“Do të vazhdoj të punoj me përkushtim për forcimin e shtetit të së drejtës, duke mbrojtur edhe integritetin e funksionit që kam ushtruar në Gjykatën Kushtetuese”, shtoi Caka.

Ajo paralajmëroi se të gjitha çështjet tjera do t’i adresojë përmes mekanizmave ligjorë.

Para disa ditësh, në rrjetet sociale u publikuan biseda mes ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, dhe gazetarit Berat Buzhala, në të cilat diskutohej një mënyrë për formimin e qeverisë së re përmes koalicionit mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në biseda u përmendën si kandidatë potencialë për kryeministër Blerim Shala, Gresa Caka, Vlora Çitaku dhe Bedri Hamza./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq –  Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve

Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq – Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve

Lajme
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Lajme
Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta

Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta

Lajme
Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Lajme
Rrokulliset një autobus në Rugovë të Pejës, lëndohen 17 persona

Rrokulliset një autobus në Rugovë të Pejës, lëndohen 17 persona

Kronika e Zezë
Në tetë komuna përfundon numërimi i votave për kandidatët për deputetë

Në tetë komuna përfundon numërimi i votave për kandidatët për deputetë

Lajme
Kalo në kategori