LAJMI I FUNDIT:

Dihet kur do të prezantohet Android 16?

Dihet kur do të prezantohet Android 16?

Google ka njoftuar se konferenca për zhvilluesit I/O do të mbahet nga 20-21 maj në Kaliforni, dhe me shumë gjasa, aty do të shohim Android 16.

Konferenca Google I/O është vendi ku kompania prezanton produktet e saj më të fundit dhe më të mira – AI, Android dhe gjithçka tjetër në të cilën kanë punuar gjatë vitit.

Gjiganti teknologjik nuk e ka konfirmuar drejtpërdrejt se Android 16 do të shfaqet në këtë konferencë, por të gjitha versionet e mëparshme të sistemit operativ janë prezantuar aty, kështu që nuk ka arsye të mos ndodhë edhe këtë herë.


Tashmë ka informacione mbi risitë që sjell Android 16, falë versionit Beta 2 të cilit disa përdorues kanë pasur qasje. Një nga veçoritë më interesante është regjimi hibrid “auto-exposure” për kamerën – në thelb, kjo opsion ju lejon të kombinoni cilësimet automatike dhe manuale gjatë fotografimit.

Gjithashtu, pritet të ketë rregullime për temperaturën e ngjyrave dhe funksionin “motion photos”, i cili ju mundëson të kombinoni fotografitë me video të shkurtra që përmbajnë edhe audio.

Nga të gjitha informacionet e deritanishme, Android 16 pritet të jetë një përmirësim i rafinuar i këtij sistemi operativ, veçanërisht për ata që përdorin telefonin kryesisht për fotografi dhe video. /Telegrafi/