LAJMI I FUNDIT:

Nga plagosja e dy personave në Prizren, kërkohet i dyshuari Veton Hoxha

Nga plagosja e dy personave në Prizren, kërkohet i dyshuari Veton Hoxha

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e Veton Hoxhës, i cili dyshohet për vrasje në tentativë.

Sipas një njoftimi për media thuhet se kërkohet i dyshuari për veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, Veton Hoxha i lindur me datë 6.08.1992 në Prizren, me banim në Prizren.

“Sektori Rajonal  i Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën ‘Vrasje e rëndë e mbetur në tentative’, konkretisht me datën 29.01.2025, rreth orës 02:00, në rrugën ‘Transiti i ri’ në Prizren ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave, në atë rast janë shkrepur edhe armët, dy persona kanë pësuar lëndime, tre armë pistoleta janë sekuestruar”, thuhet në njoftim.


Tutje në njoftim thuhet se lidhur me këtë janë identifikuar dhe janë arrestuar të gjithë të përfshirët në këtë rast për veç një të dyshuari,  të dyshuarit të lartë shënuar.

“Andaj me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr  Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit  76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografisë së dyshuarit  në mediume televizive dhe media sociale,  ku kërkohet   bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit..

Kërkojmë që nëse  keni çfarëdo informate apo  dini diçka për vendndodhjen e  të dyshuarit  në foto, të raportoni policinë  në Prizren në numrin 192, apo në cilin do Stacion të Policisë në Kosovë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori