LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e policisë në tubimi pro Veliajt para SPAK, Bardhi kërkon shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të policisë

Mungesa e policisë në tubimi pro Veliajt para SPAK, Bardhi kërkon shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të policisë

Pas shkresës së Gjykatës së Posaçme drejtuar Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme ku kërkohet të zbardhet arsyeja se përse nuk janë marrë masa gjatë grumbullimit të mbështetësve të kryebashkiakut Erion Veliaj para ambienteve të GJKKO, për situatën e krijuar dy ditë më parë ka reaguar edhe Gazment Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar të PD akuzon ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha se gënjeu ditën e djeshme në Kuvend, kur deklaroi se protesta ishte e paparalajmëruar dhe se Policia e Shtetit nuk ndërhyri për të shpërndarë turmën, pasi ata ishin një grup simpatizantësh.

“Ministri i Brendshëm gënjeu dje publikisht dhe keqinformoi Kuvendin e Shqipërisë lidhur me mosveprimin e Policisë së Shtetit ndaj tentativës mafioze të drejtorëve batakçi të Bashkisë së Tiranës për të intimiduar fizikisht në krye të detyrës gjyqtarët dhe prokurorët e posaçëm. Ky mashtrim institucional dhe publik i Ministrit të Brendshëm provon edhe autorësinë e urdhrit politik për të penguar drejtësinë që të mbajë përgjegjës para ligjit cilido, pavarësisht statusit të tij. Erion Veliaj nuk është mbi ligjin. Ai është mik e bashkëpunëtor i afërt i Edi Ramës, por ky i fundit nuk mund të keqpërdorë shtetin dhe Policinë e Shtetit për ti ardhur në ndihmë një personi që hetohet për korrupsion dhe pastrim parash. Edi Rama mund të zgjedhë të jetë avokat i Erion Veliajt, por këtë duhet ta bëjë privatisht, jo duke keqpërdorur institucionet e shtetit”, shkruan Bardhi.


Bardhi në vijim i mëshon qëndrimit të mbajtur nga GJKKO dhe SPAK, duke insistuar se “mosveprimi i Policisë së Shtetit ka vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ, në krye të detyrës” dhe ndaj nuk mund të kalojë në heshtje.

Për arsyet e përmendura Bardhi kërkon që Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të shkarkohen menjëherë nga detyra dhe të ndiqen penalisht.

“E kundërta, mosveprimi i Edi Ramës, e bën atë jo vetëm drejtpërdrejt përgjegjës për situatën, por është edhe një grusht shteti i pushtetit ekzekutiv ndaj pushtetit gjyqësor, duke zbatuar parimin mafioz se nëse gjykata e prokuroria dënon e heton pa leje, atëherë do jenë të vetëm e pa mbrojtjen e shtetit. Kjo nuk do të ishte thjesht e paprecedentë, por KRIMINALE!”, shkruan Bardhi më tej.

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Kalo në kategori