LAJMI I FUNDIT:

Rama kthen në humor goditjen e tavolinës

Rama kthen në humor goditjen e tavolinës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama doli sërish sot në rubrikën e tij “sy m’sy” me popullin.

Ai e nisi lidhjen duke kujtuar me humor incidentin në lidhjen e mëparshme ku goditi tavolinën dhe nxori disa të shara pas disa probleme teknike.

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
Lexo po ashtu Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama e ka kthyer në humor goditjen e tavolinës. Edhe sot ai ka goditur tavolinën, këtë herë me vetëdije, si për të tërhequr vëmendjen nga situata e këtyre ditëve pas arrestimit të kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.


Më tej në lidhjen me ndjekësit në rrjetet sociale, Rama e ka mbrojtur veprimin e tij duke thënë se vetëm duke i rënë tavolinës kryhen punët dhe se do të vazhdonte ti binte tavolinës sa herë që do të duhet të bëjë këtë gjë. /Telegrafi/